Ballina Blog Faqe 737

6 tipe grash që asnjë burrë nuk dëshiron të martohet

Burrat priren të jenë më tepër selektivë kur bëhet fjalë për të marrë angazhime në dashuri. Kur ata me të vërtetë duan të kenë diçka serioze, ata patjetër do të zgjedhin pretendenten shumë mirë, përpara se të fillojnë një marrëdhënie. Me këtë në mendje, më poshtë disa profile femrash, me të cilat burrat shmangin lidhjen.

Gruaja që përpiqet të ndryshojë mënyrën e tij të të jetuarit

Burrat vështirë se mund të bashkëjetojnë në harmoni me dikë që dëshiron ta ndryshojë atë gjatë gjithë kohës. Ky lloj i sjelljes tenton t’i bezdisë si burrat ashtu edhe gratë, kështu që kur njerëzit përballen me dikë që nuk mund ta pranojnë mënyrën e tyre të të qënit, ata zakonisht ikin pa u dhënë një shans të dytë.

Gratë që shfaqen superiore

Gjatë kontakteve të para, burrat gjithashtu mund të tërhiqen nga ky lloj gruaje, por me kalimin e kohës, kjo lloj personaliteti tenton të bëhet e mërzitshme. Do ta bëjë të ndihet si një i çmendur përballë saj.

Gruaja thashethemexhie

Të flasësh me partnerin dhe të kesh shumë miq është krejtësisht ndryshe nga të qenit një thashethemexhie e radhës. Ata zor se duan të jenë me një grua që di gjithçka, për të gjithë.

Gruaja e të tjerëve

Gjithmonë krahason burrin e saj me burrat e shoqeve, fqinjëve, të afërmve e kështu me radhë. Ajo e bën partnerin e saj të besojë se ai nuk është njeri i mjaftueshëm për të, sepse gjithçka që ai bën, rezulton të jetë një lloj konfrontimi destruktiv dhe këmbëngulës.

Një grua që gjithnjë dëgjon nënën e saj

Shpenzimi i të gjithë kohës duke u konsultuar me nënën para se të merrni vendimet tuaja bëhet diçka që shpesh i bezdis burrat.

Gruaja që jeton për ty

Nuk është e ndaluar të duash partnerin, por gjithçka duhet të jetë në masën e duhur, veçanërisht kur përfshin jetën personale dhe intime të çiftit. Ka nga ato gra që ndalojnë se jetuari jetën e vet, për të jetuar jetën e partnerëve të tyre, e kjo është krejtësisht e gabuar, shkatërruese dhe madje edhe e mërzitshme. Kjo lloj sjelljeje nuk mund të jetë dashuri, por më tepër një varësi morbide që duhet adresuar urgjentisht.

Vjen për festat e fundvitit në vendlindje, mërgimtarit i ndodh e papritura (FOTO)

Erdhi nga Gjermania për të pritur festat e fundvitit me familje në Kosovë, por mërgimtarit i ndodh një e keqe.

Atij në Kosovë hajnat ia vodhën veturen e tipit mercedes me targa gjermane

Ai ka kërkuar ndihmë përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar edhe fotografi të veturës duke kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që mund ta shohin këtë veturë./Magazina

Edhe një person nga Maqedonia humb jetën si pasojë e aksidentit në Serbi

Edhe një person nga Maqedonia ka humbur jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi më 21 dhjetor në Leskovc të Serbisë. Bëhet fjalë për 70 vjeçaren G.S, e cila nuk ka mundur t`u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.

Ajo është viktima e gjashtë në këtë aksident, ku pati 34 persona të dëmtuar.

Autobusi më 15 dhjetor në orën 19 është nisur nga Manastiri për në Vjenë, dhe rreth orës 1.40 është rrokullisur në afërsi të Leskovcit.

Tre udhëtarë kanë humbur jetën në vendngjarje.

DAP, nesër skadon afati i regjistrimit elektronik

Të gjithë tatimpaguesit që ende nuk janë regjistruar në sistemin elektronik të deklarimit të tatimit kanë edhe vetëm një ditë për ta bërë këtë. Zyrat rajonale të DAP-it, regjistrimin elektronik do ta bëjë deri më 31 Dhjetor deri në 16 dhe 30 minuta në të gjitha zyrat rajonale. Nga DAP-i thonë se në dhjetë ditët e fundit një përqindje e madhe e qytetarëve e ka përfunduar këtë detyrim dhe një numër i vogël i tatimpaguesve që presin se do të regjistrohen në mënyrë elektronike në afatin e fundit. Megjithatë nuk mund të thonë nëse do të ketë vazhdim të afatit, nëse eventualisht mbeten qytetarë të cilët kanë pasur detyrim ligjor, dhe që deri në afatin e fundit nuk janë regjistruar në sistemin elektronik.

Drejtoria e të Ardhurave Publike

“Me qëllim që DAP-i, ta dorëzojë deklaratën e plotësuar tatimore te qytetarët, ata duhet të regjistrohen. Ata që nuk janë regjistruar nuk do ta kenë këtë mundësi. Prandaj, i ftojmë të gjithë ata që deri tani nuk e kryer këtë obligim ta bëjnë sa më shpejt”

Deri të premten, mbi 620 mijë tatimpagues e përmbushën detyrimin ligjor dhe janë regjistruar në mënyrë elektronike, në sistemin elektronik të DAP-it. Rregullat e reja të DAP-it parashohin që të gjithë personat fizikë që kanë fituar të ardhura gjatë vitit, do të duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike në DAP, në sistemin e ri E-tatimi personal deri në fund të vitit. Nga ky detyrim janë liruar vetëm pensionistët që marrin vetëm pension. Të gjithë do të duhet të kenë adresa elektronike te të cilat, pasi të regjistrohen, do të marrin një kërkesë që duhet ta dorëzojnë në zyrat e DAP-it, e cila pastaj do ti konfirmojë të dhënat.

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Peqinit me memorandum bashkëpunimi për thithje të IPA fondeve

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se, në kuadër të Programeve ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni respektivisht IPA fondeve, komuna jonë nënshkruajti Memorandum bashkëpunimi me komunën e Peqinit të Shqipërisë.

Komuna e Zhelinës dhe Peqinit, u dakorduan që bashkarisht të aplikojnë në projektet e sferës së Turzimit dhe Kulturës.

Komuna e Zhelinës do të prezantohet me Projektin e Shtëpisë së kulturës në Zhelinë dhe Festivalin e trashëgimisë kulturore.

Modelja e njohur sfidon dimrin dhe dëborën (FOTO)

Në këto temperatura të ftohta dimri në Aspen të Kolorados gjëja e fundit që do të na shkonte ndërmend ishte të dilnim me veshje të holla.

Por për Kendall Jenner mesa duket nuk e ka problem. Supermodelja ka ngritur temperaturat, ndërsa pozoi vetëm me bikini në mes të dëborës.

Ajo mbante veshur çizme dhe një kapelë të madhe dimri, si edhe një pije të ngrohtë.

Ylli i pasarelave ndodhet në Buttermilk Ski Area për të bërë ski së bashku me motrat Kim dhe Kourtney Kardashian.

LËSHIMI NË SHTËPI I MIJALLKOVIT DHE JANAKIESKIT, QYTETARËT HUMBASIN BESIMIN TEK INSTITUCIONET (VIDEO)

I pyetëm qytetarët çfarë mendojnë për zëvendësimin e masës së paraburgimit me paraburgim shtëpiak për Orce Kamçev, Cvetan Pandeleski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski dhe Sasho Mijallkov. Ata janë me mendime të ndara.

-Besoni, se në qoftë se kjo gjë ka ndodhur para 10 vjetëve, nuk do të kishte aq aktvendime për lirim. Ky popull është i çuditshëm, nuk e ka të rëndësishme se për kë voton, tha një qytetar.

-E fundësen gjyqësorin e Maqedonisë, tha një qytetar.
-Të gjithë t’i lirojnë, jo vetëm ata. Ata duhet të shpërblehen, të emërohen si ministra, siç bënë me ata nga Revolucioni i larmë, ashtu të bëjnë edhe me këta. Të kthehet VMRO-ja, të kthehet Gruevski që ta udhëheqë shtetin. Ndërsa Ivanov është “i artë”, hallall i qoftë për fjalët e bukura dhe për atë që e mbron shtetin, tha një qytetar.

-Çfarë shtetI jemi ne, sundojnë kriminelët, me njerëz të këtillë nuk do të arrijmë asgjë, tha një qytetar.
-Nuk mendoj asgjë, tha një qytetar.

-Çka të mendoj unë, ata që kanë menduar e kanë bërë për vete, neve na shesin përralla, me pak para mbijetojmë çdo ditë. Të gjithë e kemi të qartë, madje edhe fëmijët kuptojnë çfarë po ndodh. Ne jemi në kafaz pa dalje, në fund të tunelit shikojmë pak dritë dhe mendojmë se ka shpresë, tha një qytetar.

Disa nga qytetarët e arsyetojnë aktvendimin për zëvendësimin e masës së paraburgimit me paraburgim shtëpiak, ndërsa disa e kanë humbur besimin tek institucionet. Një gjë është e sigurt, Orce Kamçev, Cvetan Pandeleski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski dhe Sasho Mijallkov, Vitin e Ri do ta presin në shtëpi, e jo në burgun e “Shutkës”.

Përgatiti Aleksandra Velinova
Pamje D. Usaleski
Montazhi: M. Beluli

Poezia për dëshmorin Shaban Zenuni ka fituar çmim në Itali

Nga Lirim Alija

Kjo poezi është shkruar në korrik të vitit 2010, dedikuar mikut tim dëshmorit Shaban Zenuni, vrarë bashkë me Harun Aliun nga dora tradhtare, më 12 maj në po të njejtin vit.
Pos tjerash, është shpërblyer nga konkursi letrar “Di verso in verso” në Teramo, Itali.

PRIMAVERA CON LA RUGIADA ROSSA

Amico mio,
Chi l’avrebbe detto, che oggi per te scrivo una elegìa
(Guarda caso: dalla terra di Ovidio)

Sto cercando di “salvarti” di rimanere tra di noi
facendo 12 fatiche
Per dimenticare quel maledetto 12 maggio
Da Monte Parnasso chiamo 12 muse

Ma quì a Gran Sasso…nessun segnale
Anche i monti mi girano le spalle
Mi sembra che tutta la natura faccia parte del complotto

Amico mio, tu non dovevi partire
(Sapevi che) Da quando abbiamo accettato i Cavalli di Steppa, la nostra patria si chiama Troia.
E lì succede di tutto
Anche la tua morte da Laoconte,
davanti agli occhi di primavera.

Terribile…una primavera con la rugiada rossa
Che fa volare i pipistrelli anche di giorno
Eppure la gente dorme come il gatto al sole
E continua a sognare

Quante volte dobbiamo seminare la parola LIBERTÀ se lei non fiorisce mai..?!
Ma se un giorno dovesse germogliare, dalla mia pelle un tamburo faccio…per annunciarla

Mio amico, se non altro, con una penna dell’aquila ti scrivo la storia
Perchè quì il mondo continua ad essere strano
Dunque: tu sei morto per noi
Noi non possiamo vivere per te..!

(Perkthimi i poezisë)

PRANVERË ME VESË TË KUQE

Miku im,
Kush do më thoshte, se, sot per ty do të shkruaj elegji
(Shiko rastin: pikërisht nga toka e Ovidit)

Po përpiqem të “të shpëtoj” të mbetesh në mesin tonë, duke bërë 12 sprova
Për të harruar atë 12 maj të mallkuar
Nga Mon Parnasi ftoj 12 muza
Por këtu në Gran Sasso… asnjë sinjal
Edhe malet ma kthejnë shpinën
Më duket se e tërë natyra bën pjesë në komplot

Miku im, ti nuk do duhej të niseshe
(Ti e dije se) Prej kur i pranuam Kuajt e Stepes
Atdheu ynë quhet Troja
Dhe atje ndodh gjithçka

Edhe vdekja yte si e Laokontit, në sy të pranverës
E tmerrshme…pranvera me vesë të kuqe
Që ndjell lakuriqët të shfaqen edhe gjatë ditës
Megjithate, njerëzit flejnë si macet në diell dhe vazhdojnë të ëndërrojnë

Sa herë do duhet ta mbjellim fjalën LIRI, nëse ajo nuk lulëzon kurrë
Dhe nëse një ditë kjo do të ndodh, nga lëkura ime një daulle do bëja
Për ta përhapur lajmin

Miku im, nëse jo më shumë, me një pendë shqiponje do ta shkruaj historinë
Sepse këtu, bota vazhdon të mbetet e çuditshme
Pra: ti vdiqe për ne,
Ne nuk mund të jetojmë për ty..!

Lirim Alija luglio-korrik 2010

MAQEDONIA NJË BASTORE E MADHE (VIDEO)

MAQEDONIA NJË BASTORE E MADHE:

https://youtu.be/AQWw7v19jFE

https://youtu.be/KRH7Np2IFnk

Gjurmë Shqiptare, rrethimi i ri i Shkodrës (VIDEO)

Pas grekëve, edhe serbo-malazezët kanë nisur të ngrenë memorialet për ushtarët e tyre…

Cilat janë projektet që po zbatohen larg syrit të medias e publikut? Si janë mbajtur ceremonitë e fshehta dhe kush është përfshirë?

Ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema…

Ekspertët ngrenë alarmin: Mos e mbani telefonin në xhep!

Tashmë telefonat celularë janë pjesë thelbësore në jetën e njeriut.

Por ekspertët thonë se rrezatimi i tyre lë shumë pasoja, sidomos te meshkujt nëse e mbajnë telefonin në xhep.

Rrezatimi i telefonit celular mund të ndikojë në fertilitetin mashkullor.

Sado që kjo nuk është krejtësisht përfundimtare, sepse në cilësinë e spermës ndikojnë edhe faktorë të tjerë, ekspertët shtojnë se kjo është një nga rreziqet që e shumta.

Prandaj meshkuj, tregoni kujdes dhe gjejini vend tjetër celularit tuaj.

Pogradec, humbin jetën dy persona në rezervuarin e fshatit

Dy persona kanë humbur jetën sot pasdite në rezervuarin e fshatit Bradomirë në Pogradec. Policia thotë se ata kishin shkuar për të peshkuar. Njëri është nxjerrë nga rezervuari i pajetë, ndërsa për tjetrin kanë nisur kërkimet.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.P, 50 vjeç, banues në fshatin Bletas.

Trupi i tij, është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë në vendngjarje.

Dyshohet se ai ka dalë për të peshkuar së bashku me shtetasin Z.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, për të cilin po vijojnë kërkimet si dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Rrëfehet shqiptari që i shërbeu Titos, ky është kamerieri i parë në vitin 1974

Ndonëse ka mbushur të 70-at Ibrahim Qerimi ende nuk i ka harruar mësimet që i ka ndjekur dikur në fushën e hotelerisë.

Qerimi në vitin 1974, apo në kohën e ish-Jugosllavisë, kishte fituar vendin e parë si shërbyesi më i mirë dhe më i shpejtë, ndonëse kishte pjesëmarrës nga Serbia, Vojvodina e Mali i Zi. Gazeta ‘Rilindja’ kishte shkruar në atë kohë për suksesin e tij.

“Në Pejë kemi qenë tre kameriera nga Ferizaj. Kemi qenë rreth 60 apo 70 kameriera nga Serbia, Vojvodina e Mali i Zi, ne nga Kosova. Më ka rënë së paku tetë herë në kualifikime për garën e vendit të parë. Më në fund deshi fati që unë zura vendin e parë si kamerieri më i mirë në garën hoteliere në vitin 1974. Atë sukses e dokumentoj me fotografi nga Gazeta ‘Rilindja’”, shprehet për RTV Dukagjinin Ibrahim Qerimi.

Edhe pse kishte triumfuar në këtë garë, për inat serbët nuk ia kishin dhënë çmimin e artë. Edhe pse serbët e Ferizajt e kishin përkrahur atë.

“Mua nuk më kanë dhënë çmimin sepse iu ka ardhur inati serbëve, më kanë dhënë diçka simbolike, por Çmimin e Artë nuk ma kanë dhënë”, tha ai.

Gati gjysmë dekade ka ushtruar profesionin e kamerierit, e përgjatë kësaj periudhe Qerimi kishte pasur rastin t’i shërbente ushqim edhe udhëheqësit të ish-Jugosllavisë, Titos, dy herë. Gjithashtu edhe shumë figura tjera politike të kohës, duke përfshirë edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova.

“Kam pasur rast si kamerier të shërbej edhe Titon në vitin 1974 në Hotel ‘Jugosllavia’. Kuptohet ai ishte me delegacionin e vet nga Kosova, Mahmut Bakalli, Fadil Hoxha etj. Pas lufte edhe kryetarit Ibrahim Rugova i kam shërbyer së paku dy herë. Pastaj edhe të gjithë tjerët, Thaçin e mos të flasim më për Ferizaj”, theksoi Qerimi.

Ibrahim Qerimi tregon edhe mënyrën se si janë zhvilluar garat në atë kohë dhe rregullat që është dashur t’u përmbahesh.

“Ka pasur rast që kamerieri kur e ka parë nga dritarja inspektorin ka ikur me vrap, sepse ka pasur frikë mos i ka thonjtë e pa prerë. Çdo gjashtë muaj është dashur të nxjerrim librezë sanitare”, tregon kamerieri i karrierës.

E në kohën sa ishte duke punuar në komunë si shërbyes, gati 200 punonjësve u kishte mësuar pijen e zakonshme. Në këtë mënyrë, mjaftonte që ata të ngrinin dorën dhe pija tu shërbehej pa e marrë porosinë.

“Kemi shërbyer kafe, çaj etj., por jo pije alkoolike. Kemi qenë rreth 120 punëtorë e më pas ka shkuar deri në 180 punëtorë. Mund të them se gjatë viteve që kam punuar aty për 90% të atyre punëtorëve e kam ditur se çfarë pinë”, tregon kamerieri ferizajas, që bëri famë në Jugosllavinë e vitit 1974.

Qerimi e kujton me nostalgji kohën e kaluar të mbushur me suksese në fushën e hotelerisë, ndërkaq tregon se ndonjëherë kishte marrë pjesë edhe në gara të shahut.

Me gurbetçarin u sollën keq në kufi. Ja çfarë i shkruan Zaevit…

Letër e hapur Zoran Zaevit

Janë plotë 7 vite që në kufirin e Maqedonisë artificiale më maltretojnë pa mos më shpjeguar pse, pa asnjë arsye! 7 vite maltretim vetëm pse jam Shqiptar, ashtu si mbi 5000 shqiptarët tjerë që maltretohen njejtë si unë! 7 vite të tëra që më frikësohen fëmijët kur kalojmë kufirin, zotri Zaev, Kryeministër i Maqedonisë Veriore, apo si të doni quajeni! Kurrë keq këti shteti nuk i kam bërë, përveç që si mërgimtarë që jam, i kam sjellë vetëm të mira! Edhe në vitin 2001 kur unë me shokë putha pushkën, edhe atëherë unë mendoja për një të ardhme më të mirë për fëmijët e mi!

Përfundimisht, duke menduar se me ardhjen tuaj në pushtet do të përfundojnë padrejtësitë që na u bënë nga klika e VMRO-së, duke menduar se do të sillni jetë për të gjithë qytetarët pa dallim etnije, ju sollët liri për kriminelët që e sollën këtë shtet në buzë të greminës!
Ky shtet jeton mbi supet e Shqiptarëve i nderuar Kryeministër! Prandaj ju drejtohem publikisht, mendoni pak për Shqiptarët, shpëtimtarët e shtetit, mendoni pak për mërgimtarët, që sjellin financa në shtet! Mendoni për ne të pafajshmit, sillni drejtësi për ne, kurse ata që i lironi, ata duhet mbajtur nëpër burgje!

I nderuar Kryeministër Zoran Zaev! Këtë kërkesë ua adresoj pikërisht juve, sepse prtitë shqiptare janë të zëna me aktivitetet e tyre, kush do‘t përfitojë më tepër tendere në qeverinë tuaj! Ata na kanë zhgënjyer që moti!
Në fund, u garantoj që unë përsëri do ta mbroj qëndrimin tim se asnjë votë shqiptare nuk duhet të shkojë për partinë tuaj, dhe për partitë maqedone në përgjithësi! Me shpresë se kur të vi këtë herë për pushim në vendlindje, nuk do të maltretohem edhe më shumë, ju uroj një qeverisje të mbarë në 2019-tën, duke vendosur gishtin në kokë dhe duke menduar se në Maqedoni jeton një popull skajshmërisht i nëpërkëmbur, por që patën një shpresë te Zoran Zaev!

Paqe dhe selam oj #Vendlindja ime!
Gurbet, Zvicër, Bern
30 Dhjetor 2018

Armin Braimi
UÇPMB
UÇK

POEMA E XHEVAT LIMANIT NJË PANEGJIRIK PËR KRYEHEROIN SKËNDERBE

Nga Bexhet Asani

Aktori, regjisori, poeti, prozatori dhe dramaturgu i shquar Xhevat Limani, me poemën e tij dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” pikërisht këtë vit, pra “Vitin e Skënderbeut – 2018”, arriti kulmin e krijimtarisë së tij artistike. Poemën dramatike “Skënderbeu” Xhevat Limani e shkroi në vitin 1999, ndërsa dritën e botimit e pa dhjetë vjet më vonë më 2009, atë e botoi Shtëpia botuese “Buzuku” në Prishtinë. Aktori dhe regjisori në zë Xhevat Limani këtë poemë e vuri në skenë në vitin jubilar të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës të Shqipërisë. Premiera u dha në kryeqytetin Shqipërisë, në Tiranë më 16 nëntor 2012, gjë që kjo ngjarje e rëndësishme përkon me festat e mëdha të nëtorit historik.

Në kuadër të “Vitit të Skënderbeut – 2018” poema dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në përkujdesjen e prof. Kristaq Shabanit u ribotua nga Shtëpia botuese “Botimet Barleti” në Tiranë më 2018. Që nga viti jubilar i 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, e gjer te viti tjetër jubilar i 550 vjetorit të shkuarjes në amshim të kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit Skënderbeut, poema dramatike homonime, për gjashtë vjet rresht, për një kohë të gjatë vazhdon të mbetet në repertoarin e Teatrit shqiptar në Amerikë. Këtë institucion e themeloi dhe e udhëheq aktori dhe regjisori Xhevat Limani i cili është institucioni më vete.

Autori i poemës dramatike “Skënderbeu” është njohës i mirë i dramaturgjisë, komedisë dhe tragjedisë që nga atikiteti, tragjediani i madh Shekspiri e gjer në ditët tona. Ai ka shkruar disa vepra dramaturgjike. Poemën dramatike Xhevat Limani, veç asaj që e shkroi por edhe e jetësoi në skenë.
Me shumë mund të mos thuhet asgjë dhe me pak të thuhet shumë. Për ta bërë këtë krijuesi në radhë të parë duhet të ketë përgatijen e duhur profesioniste. Dhe këtë përgatitje e ka Xhevat Limani. Në qoftë se nuk do ta kishte këtë përgatitje atëherë do ta kishte vështirë ta realizonte këtë projekt të madh ideor.

Poema është përkthyer edhe në gjuhën angleze. Me këtë përkthim i jepet mundësia lexuesve të huaj të njihen me bëmat e kryeheroit të shqiptarëve dhe njëherit edhe me mbrojtësin fizik dhe shpirtëror të Evropës nga sulltanët e Azisë. Libri shoqërohet me një parathënie “sui generis” të prof. Kristaq Shabani, cili midis tjerash shkruan: “Fillon varganizimi i fitoreve të Kryeheroit dhe disfata e Sulltan Muratit, duke thyer mitin e mosthyerjes dhe të mosnjohjes së disfatës. Skënderbeu vital, real, me aftësi të jashtëzakonshme drejtuese, profesionist, strateg dhe qëndrim me formacionet e tij luftarake. Njëra pas tjetrash fitoret … Shquarje dhe në aspektin diplomatik, të këtij njeriu zotërues i tetë gjuhëve të mëdha të Kontinetit… A ia gjen dot çiftin sot?!…” Shkurtimisht jepet edhe biobibliografia e dy protagonistëve të poemës Xhevat Limani në rolin e Skënderbeut dhe Era Hoxha në rolin e Donikës.

Poema dramatike Gjergj Kastrioti Skënderbeu” i ka 30 faqe. Pikërisht në këto tridhjetë faqe dramaturgu Xhevat Limani ka arritur të përfshijë një luftë mbi njëzetë e pesë vjeçare që nga marrja peng e princit të vogël Gjergjit nga sulltani, kthimi në atdhe triumfi për një çerek shekulli, e gjer me vdekjen e tij. Në një monodramë kaq të shkurtër cilido dramaturg do të dështonte. Do të bëhej i bezdisshëm. Monologu i Xhevat limanit zgjon kërshërinë e lexuesit dhe shikuesit në çdo paraqitje të figurës impozante të Skënderbeut, me forcën e tekstit poetik që hipnotizon lexuesin, me efetktet shtesë të cilët zëvendësojnë një galeri personazhesh të tjerë.

Me delikatesë dhe madhështore paraqet figurën e bashkëshortes së Skënderbeut Donikën, si triumfuese dhe krenare, ashtu siç i ka pasur hije femrës shqiptare në shekuj që nga mbretëresha Teutë, Nora e Këlmendit, Shotë Galica e mijëra heroina të tjera. Pa e tepëruar, me një njeshtëri të rrallë paraqet para lexuesit dhe para publikut: kronikanin, sulltanin, Arianitin, Ferdinadin, Papa Piun, pa asnjë zmadhim apo nënçmim të figurave të tyre. Na paraqiten realë ashtu siç i njeh historia me të gjitha tiparet e tyre.
Dramaturgu Xhevat Limani, në poemën dramatike Gjergj Kastrioti Skënderbeu, përdor vargun e bardhë,por në brendinë e tyre kryesisht vargjet janë melodikë. Herë – herë vargjet rimojnë, duke e bërë poemën më të larmishme, e më tërheqëse për lexuesin. Pamjet filmike të kthimit të Skënderbeut në Krujë me shokë ia shtojnë efektin estetik fjalëve nostalgjike të figurës së
Skënderbeut në skenë:

“O malet e Shqipërisë, që gjatë kohë s’u kam parë!”
“Ja Kruja ime….
Unë gëzohem si fëmia,
Vëllezërit, kur brohorasin:
“Rroftë e qoftë, Shqipëria!”

Për asnjë moment dramaturgu Xhevat Limani nuk e lë kryeheroin në momente të vështira të jetës së tij të ligshtohet. Ka pasur momente demoralizimi Gjergj Kastrioti, gjatë luftës së tij njëzetë e pesë vjeçare dhe këto gjëra lexuesi dhe publiku i kupton nga goja e kronikanit, i cili me nota realiste paraqet “ndihmën” modeste nga Papa i Romës:

“ Kryeluftëtari u kthye duarbosh e zemërthyer dhe tepër i zhgënjyer përballë premtimeve boshe dhe lajkatarëve.

S’kish rrugë tjetër veçse të luftonte me ushtrinë që i kish mbetur.”
I zhgënjyer nga Papa, Skënderbeu përsëri do të gjejë mbështeje te kapedanët dhe ushtarët tij trima. Si strateg ushtarak ai do të mbështetet në forcat e popullit të tij heroik që për asnjë çast nuk e la vetëm në çastet më të vështira. Pa u demoralizuar Skënderbeu përsëri do të ngrejë moralin te populli i tij i vogël, te ushtarët dhe te shokët e tij besnikë:
“Kapedanë dhe ushtarë kryetrima! Mjaft kemi pushuar larg armëve… Kemi zënë të harrojmë se jemi luftëtarë. Në vend të paqes, Mehmeti i pabesë na kërkon tribute. Ca qytete të pushtuar e ca të rrethuar. Para syve tanë.

Atdheu kullon gjak. Burri trim nuk trembet nga vdekja, por ne po na mbulon turpi! Më mirë të marshojmë betejave, se të presim vdekjen. Më kujtohet Pirro, të ketë thënë: “Ne s’jemi tregtarë, por luftëtarë!” Nëse mund t’i lejohet kapedanit të krenohet me ushtarët e vet, kjo gjë më lejohet mua… Ne gjithmonë kemi qenë më pak se armiqtë, por kemi dalë fitimtarë!”
Le të ndalem për një çast te amaneti i Skënderbeut. Ishte ky një amanet që nuk iu përmbajt as i biri Gjoni, i cili shfrytëzoi privilegjet e tij në Itali, as princërit e tij trima, të cilët ndoqën rrugën e Gjonit të mitur apo Gjoni ndoqi rruën e tyre! Megjithatë amaneti i kryeheroit nuk shkoi në vend:

“Princër bujarë! Gjonin tim po ua lë si mëkëmbës, në vendin tim. Rrethojeni me atë besnikëri që më rrethuat edhe mua. Biri im Gjon! Ti je ende i ri për të mbajtur frerët e pushtetit, sapo t’i mbyllish sytë babës, shko me të dashurën Mëmë në Dauni, në kështjellat e tua qëndro derisa të dërsijnë mustaqet. Venedikun ruaje për aleat… Atje të kam lënë skeptrin e mbretërisë Atërore. Prite ditën e kthehu në vendin tënd.”
Megjithatë ajo ditë s’ erdhi kurrë! Moti i Madh i Skënderbeut mbeti në kujtesën e bashkëkohanikëve kudo në Arbëri dhe në histori.
Poemën dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” poeti, aktori, dramaturgu, dhe regjisori Xhevat Limani do ta përfundojë nëpërmjet gojës së kronikanit me një varg profetik:

“Ata besonin në profeci, po ne shqipot e gjorë, kur do të besojmë Shqipërisht te Nëna Shqipëri.”

“Viti i Skënderbeut” lirisht mund të shpallet “Viti i Xhevat Limanit”. Poemën e tij dramatike shqipërisht e shfaqi pothuaj në të gjithë Evropën dhe SHBA. I palodhuri Xhevat Limani gati çdo katër-pesë ditë në muaj jepte “Skënderbeun” e tij, me të cilin u mishërua fizikisht e shpirtërisht. Poema dramatike “Skënderbeu” zhvillohej në dy linja: për t’ i kujtuar Evropës plakë se Skënderbeu ishte mburoja e perëndimit nga hordhitë osmane dhe linja e dytë dhe më e rëndësishmja: të ringjallë dashurinë ndaj bëmave dhe luftërave heroike dhe t’ ua bëjë me dije bashkatdhetarëve të tij sesa e donte atdheun e tij Gjergj Kastriotit Skënderbeu, gjakut të tij të shprishur siç thonë arbëreshët, gjakut të tij të shpërndarë nëpër botë.
Mesazhi i veprës dramatike “Skënderbeu” të regjisorit Xhevat Limanit është ky: shqiptarët në tokën mëmë dhe kudo në diasporë duhet të jenë grusht bashkuar si në epokën e lavdishme të kryeheroit arbëror-shqiptar Skënderbeut, për një çerek shekulli rresht. Mesazhin duhet kuptuar drejtë: në çdo kohë rreziku ekziston, luftë ka pasur, ka dhe do të ketë përgjithmonë, sot ka luftë ekonomike, luftë politike, luftë kulturore, luftë (fatkeqësisht) kryqëzatash! Pikërisht këto luftëra, këto tri dekadat e fundit e zunë gafil popullin tonë.

“Skënderbeu” i Xhevat Limanit desh perëndia do ta zgjojë popullin nga ky gjumë letargjik.

Xing me Ermalin/ Ami i nxjerr “te palarat” Ermalit: Të qarë që ka bërë në dasmë…(VIDEO)

Dasma përshkruhet gjithnjë si një nga emocionet më të mëdha për çdo çift. E tillë duket se ka qenë edhe për moderatorët Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” nga ku i nxorri “të palarat” bashkëshortit të saj. Moderatorja tregoi se Ermali u fsheh poshtë tavolinës dhe ka qarë natën e dasmës.

Ermal Mamaqi: Po dasma si ishte, jeni kënaqur? Kan kaluar 8 vite…

Amarda Toska: Më duken shumë më tepër… Në dasmë mirë, nuk mbaj mend shumë gjëra të them të drejtën. Turp është ta them po nuk e kam parë videon e dasmës tonë…

Ermal Mamaqi: Si se ke parë videon e dasmës?

Amarda Toska: Jo se kam parë, kurrë… Pse e ke parë ti?

Ermal Mamaqi: Çpunë ke ti me mua, unë po të pyes ty… Që ta dini ju ne nuk e kemi parë. Është një gjë që e kemi vendosur të dy, Nisëm ta shohim të dy por na kapi një e qarë dhe vendosëm ta shohim pas 10 vitesh.

Amarda Toska: Ne mendonim se ishim ambioentuar me kamerat, por dasma ishte komplet gjë tjetër. Dasma e vërtetë është celebrimi, kisha emocione, qava pak. Të gjitha fotot i kam kështu si e traumatizuar.

Ermal Mamaqi: E mbaj mend…

Amarda Toska: Një ditë më pas i kishe ti ato emocione. Ditën e nesërme që ishte dasma, të qarë që ka bërë Ermal Mamaqi në dasmë…

Ermal Mamaqi: Sa turp më vjen tani…

Amarda Toska: Ishte gjithë ai emocion. Ishte shumë bukur.

Ermal Mamaqi: Po shumë bukur, unë s’po gjeja mbulesë tavoline të fshihesha. Më kapën ca lot. Kam qarë si idiot./tvklan.al

Shalli, trendi më i ri që po zëvëndëson çorapet

Gjenitë e modës tregojnë se ka ardhur koha të sakrifikojmë çorapet dhe të përqafojmë trendin më të ri! Shalli për kyçet e këmbëve, përveçse do të na mbajë shumë ngrohtë, do të na tregojë edhe një stil shumë unik në pamje.

Trendi u bë i njohur në pasarelat e modës në Milano dhe po përhapet me shpejtësinë e erës. Nëse nuk keni mundësi t’i porosisni, përfitoni të përdorni ato të fëmijëve. Si lidhet?! Në të njëjtën mënyrë si shalli në qafë, ndaj mos humb kohë!

Eli Fara rrëfen vështirësitë: Nuk kisha bukë të haja

Kush mund të mendojë sot se edhe personazhet e njohur rreth e rrotull nesh kanë kaluar jo pak periudha të vështira gjatë jetës së tyre? Duket gai-gati e pamundur ndërsa çon nëpër mend se, në vitet e tyre të para mund të kenë pasur periudha aq të vështira, sa edhe kostot minimale financiare. Janë parë gjithmonë me interes lajmet që listojnë personazhet e famshëm kudo në botë që kanë bërë punë të rëndomta në fillimet e tyre, kanë shitur paketa në rrugë apo edhe kanë lypur për të siguruar disa të ardhura. Nuk ka qenë e panjohur kjo periudhë edhe në Shqipëri.

Këngëtarja e njohur Eli Fara, një prej zërave ikonë të folkut shqiptar, sot e gjithë ditën mbetet një prej artistëve më të kërkuar brenda dhe jashtë Shqipërisë. Timbri i saj, i pangatërrueshëm me asnjë tjetër, i bën të gjithë të kërcejnë e të këndojnë bashkë me të. Sot, Eli mund të jetë në çdo kënd ku gëzojnë shqiptarët, ku ka festë e gaz, por në fillimet e karrierës, edhe ajo ka kaluar jo pak vështirësi, edhe ekonomike.

Duket e vështirë për t’u besuar, por sot, nga studio e “Thumb” përballë Fatmës dhe Aulonës, Eli rrëfeu edhe për periudhën më të vështirë të jetës. Përballë pyetjes ‘cili ka qenë momenti më i vështirë i jetës’, pa u menduar, këngëtarja tha se, në fillim të viteve ’90, edhe asaj, si shumë familjeve, i është dashur ta nisë gjithçka nga zero: “Në fillim të viteve ‘90, kemi kaluar një periudhë shumë të vështirë. Ne jemi brezi që e kemi nisur gjithçka nga zero. Unë mund të mos kisha edhe bukë të haja dhe nuk e merrte vesh askush. Mbaj mend që edhe kur shkoja te babi, ai më pyeste ‘ke nevojë për gjë, të duhet gjë, të duhen lekë?” Unë mund të isha pa asnjë kokërr leku në xhep, por i thosha ‘jo, kam’”.

“Po, kur e kujtoj sot, ndihem shumë krenare, sepse njeriu duhet të ketë karakter”,- shton më tej Eli Fara.

Kujt ia kishte marrë mendja? Ata e thonë gjithmonë se, në fund të fundit, janë të gjithë njerëz si ne, kalojnë të njëjtat siklete si ne, edhe ekonomike qofshin ato, por kush i besonte?

FOTO/ Greta Koçi bën deklartën e fortë në Instagram!

Greta Koçi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe ndër më të ndjekurat në rrjetin social Instagram, ku së fundmi ka bërë një deklaratë të fortë për festivalet shqiptare.

E pyetur nga një ndjekës në Instastory pse ajo nuk merr pjesë në festivale, Greta ia ka kthyer se në fakt nuk e sheh të ndershëm konkurrimin e shqiptarëve nëpër kompeticione.

“Së pari për, ju që i shihni festivalet janë argëtuese, por për ne që i kemi provuar është ‘strapacuese’. Gjithsesi mendoj se Shqipëria është ndër vendet e vetme ku bëhen ende festivale. Në botë bëhen ndarje çmimesh, vlerësim të këngëtarëve dhe hiteve të tyre gjatë një viti. Tek ne edhe kur tentohet të bëhet kjo, nuk ka vlerësim të ndershëm. Ka konjuktura, intriga… nuk bëhen festivalet dhe garat që fituesi të dihet që më përpara se cili do të jetë, se është miku i këtij, miku i atij… Në art s’ka miq, s’ka hatër. Në art ka konkurim të ndershëm dhe vlerësim, për të gjithë artistët që lodhen shumë për t’i dhënë muzikë të mirë këtij vendi”, ja ka kthyer këngëtarja.