Ballina Blog Faqe 8

Kosova e Shqipëria me tarifë prej 10%, Maqedonia 33%, Serbia 37% – ja çfarë tarifash vendosi Trump ndaj rajonit

President Donald Trump signs an Executive Order on the Administration’s tariff plans at a “Make America Wealthy Again” event, Wednesday, April 2, 2025, in the White House Rose Garden. (Official White House Photo by Daniel Torok)

Donald Trump ka shpallur listën e shteteve ndaj të cilave SHBA ka vendosur tarifa.

Ndaj shteteve të Ballkanit, ndaj mallrave të importuara nga Kosova është vendosur tarifë prej 10%, ndaj atyre nga Shqipëria 10%, Serbia (37%), Bosnja e Hercegovina (35%) dhe Maqedonia e Veriut (33%).

DRIN AHMETI HUMB „SORAVINË“/Qendra e biznesit del në ankand publik me një çmim fillestar prej 22.4 milionë euro

Përmbaruesi i Shkupit, Andreja Bunevski ka publikuar shpalljen për shitjen e qendrës tregtare “Soravia”, e cila gjendet në qendër të Shkupit dhe me të cilën operon nipi i Ali Ahmetit, Drin Ahmeti. Në përfund, që është publikuar në ueb faqen e Odës së Përmbaruesve, thuhet se çmimi fillestar për objektin është 1.377.978.526 denarë, ose rreth 22.406.000 euro. Përmbaruesi thotë se objekti shitet për shkak të një borxhi prej rreth 930 mijë eurosh ndaj bankës Banka e parë investuese.

Shpallja është publikuar më 24 mars, ndërsa ankandi do të mbahet më 24 prill në zyrën e përmbaruesit Bunevski. Tre përmbarues të tjerë janë përfshirë në ekzekutimin e kërkesave. Në përfundimin për ankandin renditen të gjitha pasuritë e paluajtshme të regjistruara kadastrale të qendrës “Soravia”.

Në fillim të muajit mars, Soravia Invest e ka fshirë nga regjistri qendror edhe menaxherin bullgar Valeri Rusev, kështu që tani menaxhere e vetme është Egzona Rizmani. Që nga dhjetori i vitit të kaluar, kompania është në pronësi të një kompanie austriake e lidhur me Hanno Soravia, ish-pronari me mbiemrin e të cilit u emërua objekti. Drin Ahmeti aktualisht nuk figuron si pronar apo menaxher, por në një intervistë për Telma në janar, ai ka pohuar se operon dhe menaxhon qendrën dhe se shitja dhe marrja e objektit nga pronari aktual austriak do të përfundojë brenda disa muajsh.

Në periudhën nga gushti 2023 deri në zgjedhjet e majit 2024, në llogarinë e kompanisë së Drin Ahmetit “Thor” janë derdhur rreth 7.5 milionë euro si kredi nga biznesmeni amerikan Nik Mehmeti, portofoli i biznesit të të cilit përfshin edhe drejtimin e striptiz bareve në Dallas të Teksasit dhe menaxhimin e një Ode Tregtare Amerikano-Shqiptare.

Kompania “Soravia Invest” aktualisht ka llogari bankare të bllokuar dhe borxh milionësh ndaj Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Blerja dhe shitja e “Soravia” është nën hetim edhe nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila është në pritje të ndihmës juridike amerikane lidhur me pagesat.

Drin Ahmeti, së fundmi deklaroi se Nik Nazar Mehmeti ka investuar paratë e marra nga shitja e aksioneve në gjigantin e IT-së Nvidia dhe se për këtë i ka njoftuar autoritetet në Maqedoninë e Veriut.

Dein Ahmeti

ДРИН АХМЕТИ ЈА ГУБИ „СОРАВИЈА“ Деловниот центар оди на јавно наддавање со почетна цена од 22,4 милиони евра

Почетната вредност на објектот, утврдена со заклучок на извршителот Буневски, изнесува 1.377.978.526 денари или приближно 22,4 милиони евра. На првото јавно наддавање, објектот не може да се продаде под оваа цена, објави Фокус.

Деловниот центар „Соравија“ во строгиот центар на Скопје е ставен на продажба од страна на извршител, по барање на доверител за спроведување на извршување во износ од над 930 илјади евра, објави Фокус. Овој објект беше во фокусот на јавноста поради контроверзниот процес на промена на сопственичката структура на компанијата што го поседува – „Соравиа Инвест“.

Извршителот Андреја Буневски, кон крајот на март, донел заклучок за усна јавна продажба на недвижниот имот во рамките на деловниот комплекс „Соравија“. Оваа одлука е донесена врз основа на барањето за спроведување на извршување во вредност од 930.425 евра, поднесено од доверителот „Прва Инвестициона Банка“ од Софија, Бугарија. Извршувањето е засновано на извршна исправа – Солемнизација на договор за залог од 2 септември 2022 година против должникот „Соравиа Инвест“.

Според заклучокот што го пренесува „Фокус“, продажбата на недвижниот имот ќе се одржи за околу дваесетина дена, односно на 24 април. Почетната вредност на објектот, утврдена со заклучок на извршителот Буневски, изнесува 1.377.978.526 денари или приближно 22,4 милиони евра. На првото јавно наддавање, објектот не може да се продаде под оваа цена.

За учество на јавното наддавање, заинтересираните страни мора претходно да положат гаранција во висина од една десетина од проценетата вредност на објектот, што изнесува 137.797.853 денари или околу 2,23 милиони евра. Најповолниот понудувач ќе биде должен да ја уплати сумата во рок од 15 дена, а доколку тоа не се случи, ќе се закаже ново наддавање.

FOTO/ Ky është 23-vjeçari filipinas që vrau me thikë shqiptaren në Itali! Si e tradhtoi telefoni, çfarë dëshmoi para policëve ish-partneri i Ilaria Sulës!

Marc Samson është 23-vjeçari filipinas që masakroi me thikë 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula, në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se Samson, ish i dashuri i Ilarias ka pranuar krimin makabër para policisë.

Ka qenë ai që i ka treguar policisë vendin ku kishte fshehur valixhen me trupin e pajetë të studentes shqiptare.

Fillimisht u raportua 22-vjeçarja ishte larguar pas ndarjes me të dashurin e saj me origjinë filipinase.

Ai ka thënë para oficerëve të policisë se vrau me thikë Ilaria Sulën, më pas e futi në një valixhe dhe e hodhi në pyll.
Pas vrasjes ai mori telefonin e studentes shqiptare, përmes të cilit postonte në rrjete sociale.

Autorin e tradhtoi telefoni

Tabulatet dhe qelizat telefonike që tregojnë vendndodhjen e një personi kur bën një telefonatë, ishin në mesin e elementëve që zunë në kurth ish të dashurin e studentes.

Përmes analizimit të tyre, hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale.

Ish i dashuri filipinas e masakroi me thikë dhe trupin e futi në valixhe, nëna e shqiptares tregon si e kuptoi që SMS-të nga celulari i së bijës nuk i dërgoi Ilaria, por 23-vjeçari

Ilaria Sula, studentja shqiptare 22-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej datës 25 mars, u gjet e vdekur mëngjesin e sotëm brenda një valixheje në një zonë pyjore në komunën e Polit (Romë), në fund të një shkëmbi.

Policia italiane ka arrestuar ish të dashurin e saj Marc Samson, ndërsa hetimet për shkakun e vrasjes janë fokusuar tek fundi i lidhjes së 22-vjeçares dhe partnerit filipinas.

Që nga mbrëmja e 25 marsit, Ilaria Sula, e cila ka një vëlla 20-vjeçar, ishte zhdukur.

Ajo doli nga dhoma ku jetonte me disa shoqe pa i përshëndetur dhe pa iu kthyer përgjigje mesazheve në ËhatsApp.

22-vjeçarja kishte disa vite që jetonte në Romë dhe ndante një apartament me disa shoqe. Kur Ilaria doli nga shtëpia e saj në lagjen San Lorenzo të martën dhe nuk u kthye më, miqtë e saj u alarmuan dhe njoftuan prindërit e viktimës, të cilët denoncuan zhdukjen në polici, ndërsa ditën e sotme u zbulua fati i saj tragjik.

“Menjëherë e kuptova që diçka nuk shkonte”, deklaroi nëna e viktimës, Gëzime Sula, e cila nxitoi për në Romë së bashku me të shoqin dhe djalin pasi mori vesh lajmin për gjetjen e trupit të 22-vjeçares.

Ndërsa shtoi: “Komunikonim me videocall dhe nuk dërgonte mesazhe. Më pas fola me miqtë e saj që jetonin me të dhe së bashku me bashkëshortin vendosëm të denoncojmë menjëherë zhdukjen e saj. Hetimet çuan menjëherë te djali me të cilin Ilaria ka pasur një lidhjenë të kaluarën, por ne dimë pak për të”.

Ilaria emigroi nga Shqipëria në Terni kur ishte fëmijë së bashku prindërit e saj të cilët nisën një jetë të re në provincën Umbrian.

Nëna e saj punon si pastruese ndërsa i ati në një kompani ndërtimi. Familja jeton në një pallat pranë stadiumit Liberati.

Para se të shkonte të jetonte në Romë, Ilaria ndoqi me sukses shkollën e mesme Angeloni, në degën Ekonomi dhe shkenca sociale.

Sapo u diplomua, vendosi të regjistrohej në Universitetin “La Sapienza” për të vazhduar studimet në Fakultetin e Shkencave Statistikore.

Zbardhet identiteti i autorit të dyshuar për vrasjen e 22-vjeçares shqiptarë në Itali, Ilaria Sula.

Bëhet fjalë për shtetasin filipinas, Marc Samson, i cili dyshohet se vrau me thikë Sulën, të dashurën e tij.

23-vjeçari ka pranuar vrasjen e shqiptares, duke thënë se e ka goditur disa herë me thikë, trupin e futi në një valixhe dhe e hodhi në një zonë të pyllëzuar.

Policia italiane kontrolloi mëngjesin e së mërkurën banesën e tij, ku jetonte me prindërit, një çift që jetonte prej vitesh në Itali. Nëna ishte shtëpiake, ndërsa i ati punon në një shtëpi borgjeze romane. Miqtë e familjes e përshkruajnë të riun si një djalë të mirë, dhe prindërit e tij po ashtu.

“Marc ishte një djalë shumë i mirë. Ai sapo ishte diplomuar për arkitekturë, prindërit e tij janë njerëz shumë të mirë.”, deklaroi një mik i familjes, gjithashtu filipinas.

Një tjetër thotë se nëna e tij kishte bërë një operacion në zemër disa kohë më parë. “Nëna kishte një operacion në zemër disa kohë më parë. Nuk mund ta besoj që ka ndodhur diçka e tillë. Ndonjëherë prindërit janë në rrezik për fëmijët e tyre.”, u shpreh 78-vjeçarja Maria Pia.

Në ditët e zhdukjes së saj, 23-vjeçari dyshohet se përdori celularin e të resë për të postuar story në profilin e rrjeteve sociale të Ilaria-s, duke ngatërruar hetimet.

Iliria Sula humbi kontaktet me familjen dhe shoqet e saj më 25 mars.

“Telefonin e saj e hodha në pusetë”- Zbardhet dëshmia e të riut filipinas që vrau 22-vjeçaren shqiptare! Vëllai i Ilaria Sulës: Qëndruan të lidhur për rreth 1 vit, por u ndanë! Ja kur fola me motrën për herë të fundit

“E kam hedhur telefonin në pusetë”, kështu ka deklaruar 23-vjeçari Marc Samson i cili masakroi me thikë 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula dhe më pas trupin e saj e vendosi në një valixhe, e cila u gjet në një zonë të pyllëzuar në Poli.

Valixhja ishte mbyllur me trupin e pajetë të shqiptares brenda dhe u gjet në fund të një shkëmbi.

Policia u dërgua atje nga ish-i dashuri filipinas, Marc Samson, student i arkitekturës dhe punonjës i McDonald’s, i cili u arrestua për vrasje dhe fshehje të një kufome.

Tabulatet telefonike të viktimës kanë çuar policinë drejt 23-vjeçarit, i cili në ditët e zhdukjes së saj dyshohet se përdori celularin e së resë për të bërë postime në rrjetet sociale të Ilaria-s. Më pas ka qenë ai që ka dërguar policinë në vendin ku ka hedhur trupin e ish të dashurës së tij.

Ndërkohë ka folur edhe vëllai i viktimës, i cili ka deklaruar se e motra ka qenë në një lidhje me të riun por ishin ndarë.

“E pashë motrën time për herë të fundit të dielën më 23 mars kur ajo erdhi në Terni. Ajo ishte e qetë dhe nuk më tregoi për asnjë problem. Kjo ishte hera e fundit që jam i sigurt që fola me motrën time. Nuk jam i sigurt nëse ajo i ka shkruar mesazhet që kam marrë pas asaj dite”, deklaroi Leoni, vëllai 20-vjeçar i Ilaria Sulës.

Ndërsa tregoi: “E njoh, ata ishin bashkë për rreth 1 vit, por u ndanë. Pyesim veten pse e bëri këtë. Vetëm ai mund ta dijë.”

Momenti kur një mësuese 30-vjeçare u arrestua në SHBA për abuzim seksual me një 15-vjeçar (VIDEO)

Bashkëshorti i saj ishte me të në makinë kur ajo u arrestua.

Në momentin e arrestimit të mësueses 30-vjeçare Christina Formella në SHBA për abuzim seksual me një djalë 15-vjeçar në një klasë, departamenti i policisë ka dërguar efektivët e tij të cilët kanë vënë në pranga mësuesen.

Në video shihen oficerët e policisë që ndalojnë makinën me të cilën 30-vjeçarja drejtonte ndërsa brenda ndodhej bashkëshorti i saj, Michael.

Formella appears to have been married as recently as August, happy images on social media show.
Facebook/Christina Formella

Siç shihet në pamje, 30-vjeçarja shfaqet në një gjendje konfuzioni me një nga oficerët e policisë duke i thënë: “E kuptoj që je konfuze, “Do të të shpjegoj gjithçka.”

“Po e çon diku?” dëgjohet duke e pyetur bashkëshorti i profesoreshës, ndërsa policët i kërkojnë të mbledhë gjërat dhe t’i ndjekë në sediljen e pasme të makinës së patrullës.

“Kam shumë frikë”, dëgjohet të thotë mësuesja kur e kupton seriozitetin e situatës teksa policia e prangos. “Nuk mund të më thoni pse po më arrestoni?” ai vazhdon të pyesë në një gjendje të qartë të tronditur.

Kur oficerët e policisë i kanë shpjeguar se e kishin arrestuar për abuzim seksual me një të mitur, 30-vjeçarja vuri duart në kokë dhe filloi të mërmëriste: “O Zot, o Zot”.

Sipas dosjes së çështjes, sulmi seksual i 30-vjeçares dyshohet se ka ndodhur brenda një klase në shkollën e mesme Downers Grove South në dhjetor 2023 kur Formella ishte 28 vjeç.

Zyra e Prokurorit të Qarkut DuPage njoftoi se mësuesja 30-vjeçare ishte trajnere dhe mentore futbolli e 15-vjeçarit, duke shtuar se sulmi seksual ndaj tij ndodhi para fillimit të mësimit.

U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë/ Dyshimet e para

Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare, e cila është studente në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza.

Sipas disa të njohurve, ajo u zhduk më 25 mars nga zona e Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.

Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kanë nisur një apel në rrjetet sociale, i cili ka kërcyer edhe në disa profile të komiteteve të banorëve të lagjeve të ndryshme dhe gjithashtu paraqiti një ankesë në stacionin e policisë në San Lorenzo.

Ndërkohë është aktivizuar dhoma e kontrollit në prefekturë dhe janë njoftuar të gjitha organet dhe shoqatat përgjegjëse për kontrollet. Ndër hipotezat për të shpjeguar zhdukjen, është se Ilaria u largua pas ndarjes me të dashurin, shkruan Corriere della Sera.

“Ajo u largua nga shtëpia në orën 21:30 të së martës, më 25 mars, pa thënë lamtumirë. Ajo nuk i tha askujt se ku po shkonte, ajo nuk tha lamtumirë, por kishte ndodhur edhe herë të tjera në të kaluarën që ajo të mos thoshte lamtumirë. Ne nuk pamë asgjë të çuditshme për këtë. Por që atëherë nuk e kam parë apo dëgjuar më prej saj”, shprehet shoqja e Ilarias.

Pasi u largua nga banesa, 22-vjeccarja shkëmbeu disa mesazhe në Whatsapp me shoqet e tjera të dhomës, mesazhet të cilat po hetohen.

Më pas, duke nisur nga e shtuna e datës 29 mars, Ilaria nuk i përgjigjej më askujt dhe kështu shoqet e dhomës njoftuan familjen e saj dhe shkuan për të denoncuar në polici.

“Ilaria është një vajzë e qetë, shumë studioze, pasditet i kalonte duke studiuar në kuzhinë, herë pas here shkonte në palestër për t’u çlodhur. Nuk kishte ndonjë pasion tjetër të veçantë”, shton Noemi, mikesha e Ilarias.

Putin shpall mobilizimin më të madh rus ndër vite

160,000 burra të tjerë të moshës 18 deri në 30 vjeç do të rekrutohen për ushtrinë ruse. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Interfax. Ky është numri më i lartë i rekrutëve që nga viti 2011. Një vit më parë u thirrën 150 mijë ushtarë .

Mobilizimi vjen pas deklaratës së Presidentit Putin se ushtria ruse duhet të rritet në 1.5 milion ushtarë aktivë dhe të arrijë në 2.39 milion ushtarë, përfshirë rezervistët. Kjo është një rritje prej 180,000 ushtarësh gjatë tre viteve të ardhshme, shkruan BBC .

Rusia thërret trupat dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë. Vjeshtën e kaluar, 133,000 ushtarë u dërguan në ushtri. Putini ka thirrur tashmë rekrutët tre herë që kur trupat e tij pushtuan Ukrainën në vitin 2022. Që nga fillimi i vitit të kaluar, mosha maksimale për burrat për t’u thirrur është rritur gjithashtu nga 27 në 30 vjeç. Rekrutët nuk lejohen të largohen nga vendi nëse thirren. Që nga fillimi i luftës, ka pasur histori të rusëve që përpiqeshin të shmangnin rekrutimin.

Zëvendësadmirali Vladimir Tsimlyansky thotë se rekrutët nuk do të dërgohen në Ukrainë. Sipas presidentit ukrainas Zelensky, Rusia po përgatitet për një ofensivë të re në Sumy, Kharkiv dhe rajonin e Zaporizhia./tn

MOHIKANI I FUNDIT

Nga Xhelal Zejneli

Shprehja “Mohikani i fundit” shpesh përdoret në gjuhë të caktuara, sidomos në shtyp. Ky është personi i fundit apo njëri prej pjesëtarëve të rrallë të mbetur të ndonjë grupi, lëvizjeje, drejtimi etj. Mund të thuhet se ky është një prej mbrojtësve të fundit të ndonjë ideje apo një prej përfaqësuesve të fundit të një doktrine. Historia e kësaj shprehjeje është tejet e çuditshme. U shfaq në jetën reale, madje depërtoi në letërsi, nga letërsia përsëri iu kthye jetës reale, në praktikën gjuhësore të gjallë. Shkrimet historike dëshmojnë se mohikanët apo indianët mohikanë dikur kanë qenë një fis indian tejet i njohur i grupit Algonkin. Në shekullin XVII, në kohën e kolonizimit holandez, britanik dhe francez të rajoneve të sotme të Kanadasë dhe të pjesëve veriore të ShBA-së, ende kanë qenë në numër të madh dhe të fuqishëm, por më vonë ardhacakët e bardhë shkallë-shkallë i larguan prej vatrave shekullore të tyre, deri në asgjësimin e plotë të tyre. Mohikanët e fundit vdiqën në një rezervat indianësh në shtetin Konektikat qysh në shekullin XIX. Fatin e dhimbshëm të fisit të mohikanëve e paraqiti në mënyrë letrare shkrimtari amerikan Xhejms Fenimor Kuper (James Fenimor Cuper, 1789-1851) në romanin e vet “Mohikani i fundit” (The Last of the Mohicans) të botuar në vitin 1826. Në të janë përshkruar ditët e fundit të dy udhëheqësve të mohikanëve të mbetur pa popull – plakut dhe të urtit, të parit të të parëve apo kryeparit Çingaçuk (Chingachook) dhe birit të tij shtathedhur dhe trim, Unkasit, i mbiquajtur Dreri i Shkathët. Duke mbrojtur bashkudhëtaret e rastit – dy vajza, bija të kolonelit britanik dhe shoqëruesit e tyre – këta indianë të ndershëm i tregojnë të gjitha virtytet e fisit të vet dhe gjakun e vet fisnik. Në fund, në përleshje me Finokun Dhelparak, hjuronin i cili kishte luftuar në anën e francezëve, Unkasi i ri vritet. Ai ishte luftëtari i fundit i mohikanëve. Me vdekjen e tij, fisi i mohikanëve shuhet.  

Pas tij mbeti vetëm babai plak Çingaçuku i cili shuhet si një rreze e ndezur në lëndinën e të zbehtëve dhe i kërrusur nga dhimbja, klith: “Fisi im është zhdukur nga brigjet e liqenit të njelmët dhe nga kodrat e popullit delaver. Unë jam vetë në këtë botë…” Fundin e fisit të vet ai e kishte parandier shumë më herët. Pyetjes së shokëve se ku janë më të afërmit e tij, ai i është përgjigjur: “Ku është behari i viteve të kaluara! Ka rënë, njëri pas tjetrit. Po kështu edhe anëtarët e familjes sime, për një vajtën në botën e shpirtrave. Tani unë ndodhem në maje të kodrës, por edhe unë do të duhet të lëshohem në luginë. Kur Unkasi të ecë pas hapave të mi, atëherë nuk do të ketë më gjak sagamori, të kryeparit, për arsye se djali im është mohikan i fundit”.

Në romanin e Xhejms Fenimor Kuperit flitet edhe për arsye e vërteta të shkatërrimit të fisit të mohikanëve. Lidhur me letë, kryepari plak thotë: “Holandezët zbarkuan në këto brigje dhe i dhanë popullit tim të pijë ujë të zjarrtë (d.m.th. alkool). Paraardhësit e mi kanë pirë derisa nuk kanë besuar se midis tyre ka ardhur shpirti i madh…”  Pastaj, sikundër dëshmojnë edhe kronikat e asaj kohe, ua kanë shitur për rum dhe uiski tokat e veta ardhacakëve, derisa nuk janë detyruar të largohen nga brigjet në kodra, ku janë zhdukur tërësisht. Pas tyre ka mbetur vetëm legjenda për forcën dhe famën e dikurshme dhe shprehje e rëndomtë mohikani i fundit, e cila, siç shihet nga romani i Xhejms Fenimor Kuperit, ka kaluar në të folmen e ditëpërditshme. Kjo shprehje edhe sot shpesh përdoret, jo vetëm në gjuhën angleze, ku edhe është shfaqur, por edhe në shumë gjuhë të tjera të botës.  

*   *   *

Mohikan i fundit është Unkasi, i biri i kryeparit Çingaçuk, udhëheqësit trim dhe bujar i cili e udhëheq popullin e vet nëpër betejat e luftës koloniale ndërmjet francezëve dhe anglezëve në viset e shkreta të Amerikës Veriore. Unkasi do të jetë i fundit i fisit. Kështu profetizon babai i tij i urtë, i cili tanimë i parandien fatkeqësitë e ardhshme. Bashkë me Syrin e Skifterit, me shoqëruesin e tyre dhe mikun besnik, Çingaçuku dhe Unkasi do të rrezikojnë çdo gjë që nëpër pyjet e dendura t’i çojnë në vend të sigurt të dyja vajzat e kolonelit anglez. Kur fisi mizor i hjuronëve i zë këto dy vajza, Çingaçuku, Unkasi dhe Syri i Skifterit vendosin t’i shpëtojnë, pavarësisht nga çmimi që do të paguanin. 

Në romanin legjendar të letërsisë amerikane dhe botërore rrëfehet fati tragjik i indigjenëve të cilët pësojnë nga mësymjet e njeriut të bardhë, lufta e ashpër e indianëve për mbijetesë, të cilët në tokë të vet jetojnë si mërgimtarë.

Në përplasjen e dy qytetërimeve, njëri prej të cilëve është i dënuar të zhduket, njerëz tërësisht të ndryshëm për nga ngjyra e lëkurës bëhen shokë të ngushtë dhe për drejtësi e paqe janë të gatshëm për çdo sakrificë. Asgjë nuk mund t’i prishë lidhjet e kësaj miqësie, as frika, as dashuria, as rreziku për jetën. 

*   *   *

Romani i Xhejms Fenimor Kuperit është një rrëfim klasik për mbijetesën dhe trimërinë flet për luftën midis dy racave. Kur përcjellësi i fisit të hjuronëve i dorëzon dy motrat angleze dhe shoqëruesit e tyre, vëzhguesi kolonial dhe grupi i luftëtarëve të mohikanëve e marrin përsipër detyrimin që t’ia çojnë vajzat në mënyrë të sigurt babait të tyre, mu në zjarrin e luftës midis francezëve dhe indianëve.

“Mohikani i fundit” bën pjesë në romanet kult që shtjellojnë temën e indianëve dhe të Perëndimit të egër. Vepra e Kuperit qëndron pranë romanit “Vinetu” (Winnetou, 1893) të autorit gjerman Karl Maj (Karl Friedrich May, 1842-1912) me të cilin  krahasohet në aventura, por duke ia kaluar në ngrohtësinë melodramatike.   

Top of Form

*   *   *

  Romani “Mohikani i fundit” (The Last of the Mohicans) i Xhejms Fenimor Kuperit është xhiruar edhe si film. Veprimi i këtij filmi historik zhvillohet në vitin 1757 gjatë luftës midis francezëve dhe indianëve. Është prodhim i shtëpisë së filmit Morgan Creek Pictures. Regjisori amerikan Majkëll Man (Michael Mann, 1943- ) e ka përshtatur veprën e sipërthënë të Kuperit. Filmi korri një sukses komercial të madh. 

Haukej (Hawkeye) është një anglez të cilin e kanë edukuar mohikanët. Prindërit e tij janë vrarë nga francezët. Atë e ka gjetur mohikani Çingaçuk (Chingachook) te dy francezë të cilët kanë qenë gjuetarë kafshësh me gëzofë. Çingaçuku e adopton Haukein dhe ai me Unkasin (Uncas) bëhet vëlla për nga gjaku. Haukei ka qenë një vëzhgues i shkëlqyer dhe gjuetar i madh. Në luftë ka përdorur pushkë të gjatë të cilën e ka quajtur Vrasës të drerëve. Në luftën që kishte shpërthyer, indianët bashkë me Haukein nisen për në perëndim kah Can-tuck-ee. Rrugës  takojnë një major anglez dhe dy zonja të cilët kishin rënë në kurthe të kurdisur nga Mague, i cili ka qenë një prej luftëtarëve më të mirë të hjuronëve. Haukei i përcjell anglezët deri në kështjellën For Uilliam Henri (Fort Willima Henry) ku atë e burgosin për shkak të rebelimit. Kur anglezët kapitullojnë dhe kështjellën ia dorëzojnë francezëve, Haukei bëhet i burgosur i francezëve.    

Xhelal Zejneli

     

Vritet një pjesëtar i policisë në Kaçanik, policia jep detaje, reagojnë edhe familjarët e policit: Muhameti u vra para banesës së tij, në mënyrë tinzare

Një polic ka humbur jetën në Kaçanik si pasojë e plagëve të marra. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ishte gjetur i plagosur rëndë në hyrje të ndërtesës së tij të martën rreth orës 23:00.

Ai u transportua për në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për KOHËN se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën ‘Idriz Seferi’ në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe IPK. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme. Nuk dihen akoma shkaqet se si ka ardhur deri te kjo ngjarje”, ka thënë Veseli.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kaçanikut.

Rreshteri Muhamed Lika, është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit në hyrje të banesës së tij.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt tha për media se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçani, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët.

“Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti”, tha ai.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Kaçanikut, ku rreshteri i policisë, Muhamed Lika, është vrarë me armë zjarri në hyrje të banesës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Polici është qëlluar disa herë nga persona ende të panjohur dhe fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Tashmë Policia ka nisur hetimin për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij rasti tragjik.

Deri më tani, nuk ka asnjë të arrestuar.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën pas një sulmi në hyrje të shtëpisë së tij në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Ngjarja ndodhi më 1 prill, rreth orës 23:00.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, viktima u gjet në gjendje të rëndë dhe u transportua në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik, ku mjekët e konstatuan vdekjen.​

“Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, tha Veseli.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe IPK.

Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Nuk dihen akoma shkaqet se si ka ardhur deri te kjo ngjarje.


Reagojnë familjarët e policit: Muhameti u vra para banesës së tij, në mënyrë tinzare

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamet Lika u qëllua për vdekje në hyrje të banesës së tij.

Për vrasjen kanë reaguar familjarët e rreshterit, duke thënë se ai u vra para banesës së tij në mënyrë tinzare.

“Jam thellësisht i shokuar dhe ende nuk po mund ta besoj lajmin tragjik për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, stërnipit tim të dashur. Muhameti u vra para banesës së tij, në mënyrë të pabesë. Ai ishte njeri i dashur me të gjithë, i sjellshëm, i matur dhe i përkushtuar në detyrën e tij si polic”, shkruan një nga familjarët e tij në rrjetin social Facebook, raporton Zeri.info.

Ai tha se kjo është një humbje e madhe për familjen, për shoqërinë dhe për vendin.

Një polic është vrarë sonte në Kaçanik.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cila tha se rast ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, e cila është konstatuar nga mjekët në këtë qendër.

“Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, tha ai.

Më tej, Veseli u shpreh se hetuesit dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjet për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe IPK. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Nuk dihen akoma shkaqet se si ka ardhur deri te kje ngjarje. Per informacione tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Veseli për portalin rtv21.tv. /21Media

Channel 14: Një sulm i pashmangshëm dhe i paprecedentë ndaj Iranit mund të jetë më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore

USS Carl Vinson

Channel 14 raportoi se kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump, së bashku me trajnimin intensiv ushtarak izraelit, tregojnë një sulm të madh të afërt ndaj Iranit.

Kanali shtoi se sulmi i mundshëm do të ishte më i dhunshmi kundër një shteti sovran që nga Lufta e Dytë Botërore, duke shkatërruar potencialisht programin bërthamor prej dekadash të Iranit.

Kanali raportoi se sulmi mund t’i jepte një goditje të rëndë Gardës Revolucionare Iraniane, krahut ushtarak të regjimit, duke hapur potencialisht derën për ndryshime më të gjera të brendshme që mund të kulmojnë me ndryshimin e regjimit në Teheran.
Një përgjigje e pritshme iraniane dhe një provë e aftësive mbrojtëse të Izraelit

Nëse sulmi do të kryhej, kanali parashikoi se Irani do të përgjigjej duke lëshuar raketa dhe dronë drejt Izraelit, gjë që do të paraqiste sistemin e mbrojtjes ajrore të Izraelit me testin më të vështirë në historinë e tij. Ajo gjithashtu vuri në dukje se fronti i brendshëm izraelit do të duhej të përballonte një sulm në shkallë të gjerë.

Kanali shpjegoi se skenari i sulmit është ende në studim dhe ka të ngjarë të kryhet vetëm nga Shtetet e Bashkuara, vetëm nga Izraeli, apo edhe në kuadër të një plani të përbashkët, që është opsioni i preferuar nga Tel Avivi.

Sipas raportit, Irani e gjen veten në një pozitë më të cenueshme sot, veçanërisht pas sulmeve izraelite kundër Hezbollahut në Liban dhe Hamasit në Rripin e Gazës, si dhe sulmeve të fundit të SHBA-së ndaj Houthis në Jemen. Këto zhvillime, sipas kanalit, nënkuptojnë se Teherani do të duhet të mbështetet në aftësitë e veta në çdo konfrontim të ardhshëm.

Një arsenal i madh raketash kërcënon brendësinë izraelite
Kanali hebraik paralajmëroi se Irani posedon një arsenal të madh raketash, duke përfshirë raketat Shahab dhe Khaibar, si dhe dronët Shahed, të cilët të gjithë janë në gjendje të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në infrastrukturën izraelite dhe objektivat strategjikë thellë brenda Izraelit.

Raporti arriti në përfundimin se çdo konfrontim me Iranin nuk mund të jetë thjesht një sulm ajror rrufe, por mund të zhvillohet në një luftë afatgjatë që përfshin lëshimin e mijëra raketave çdo ditë, duke rezultuar potencialisht në humbje masive të jetës dhe pronës brenda Izraelit dhe duke kërkuar kohezion të konsiderueshëm nga fronti i brendshëm.

Marrëdhëniet midis Iranit, nga njëra anë, dhe Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, nga ana tjetër, kanë dëshmuar një përshkallëzim të konsiderueshëm kohët e fundit, mes shqetësimit ndërkombëtar për mundësinë e një konfrontimi ushtarak në rajon.

Të hënën, lideri suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi se Irani do t’i jepte një “goditje të rëndë” Shteteve të Bashkuara nëse do të zbatonte kërcënimet e Presidentit të SHBA Donald Trump për të bombarduar Iranin nëse nuk binte dakord për një marrëveshje të re bërthamore.

Trump kishte kërcënuar më parë se do të bombardonte Iranin nëse nuk i përgjigjej ofertës së tij për bisedime brenda dy muajsh. Si përgjigje, Irani pohoi vendosmërinë e tij për t’iu përgjigjur “vendosur dhe menjëherë” çdo kërcënimi.
Nga ana e tij, Izraeli e sheh Iranin si një kërcënim themelor për sigurinë e tij, veçanërisht me afrimin e datës së heqjes së sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Teheranit në tetor 2025.

Përshkallëzimi aktual po ndikon edhe në tregjet globale, veçanërisht në rritjen e pritshme të çmimeve të naftës. Kjo rritje reflekton frikën e një lufte më të gjerë në rajon, e cila mund të ndikojë negativisht në ekonominë globale.
Burimi: Channel 14 (Israel)

Në shqip nga Tetova News

Dasma kthehet në zonë lufte: 9 të plagosur, 15 të ndaluar

Nëntë persona u plagosën dhe 15 të dyshuar u arrestuan në një përleshje me thika që shpërtheu në një dasmë në fshatin Sayören të rrethit Besni, krahina Adıyaman, Turqi.

Nëntë persona u plagosën dhe 15 të dyshuar u arrestuan në një përleshje me thika që shpërtheu në një dasmë në Besni të Adiyaman-it në Turqi.

Sipas informacioneve të marra, në një dasmë në sheshin e fshatit Sayören, në Besni, për një arsye të panjohur ka shpërthyer një debat mes dy grupeve. Debati u përshkallëzua shpejt në një sherr ku u përdorën thika dhe shkopinj.

Gjatë përleshjes janë plagosur 9 persona, të cilët kanë përfunduar me plagë në trup nga thikat e përdorura.

Të plagosurve iu dha ndihma e parë nga zyrtarët shëndetësorë të cilët mbërritën në vendngjarje pas denoncimit të bërë në Qendrën e Emergjencave 112 nga personat në dasmë dhe më pas u dërguan për mjekim në Spitalin Shtetëror të Besnit.

Pesëmbëdhjetë të dyshuar, të identifikuar nga ekipet e xhandarmërisë si të përfshirë në përleshje u ndaluan. Një hetim për ngjarjen është duke vazhduar./TN

Bandat në Haiti sulmojnë burgun dhe lirojnë 500 të dënuar

Bandat në Haiti kanë sulmuar qytetin Mirebalais të hënën dhe kanë liruar nga burgu rreth 500 të burgosur, transmeton “BBC”.

Një zëdhënës i Policisë së Haitit ka thënë se janë dërguar forca shtesë në qytetin që gjendet rreth 50 kilometra në verilindje të kryeqendrës Port-au-Prince.

Policia thotë se ka rimarrë kontrollin e Mirebalaisit, por në mediat lokale raportohet se ende nuk janë kapur të burgosurit që janë liruar.

Bandat e armatosura janë nën kontroll të gati gjithë kryeqendrës, por së fundi po shënjestrojnë edhe qytetet tjera.

Persona të armatosur kanë djegur ndërtesa dhe po ashtu vetura, ndërsa kanë sulmuar edhe një stacion policor e gjithashtu një burg, ku po mbaheshin rreth 500 të burgosur.

Raportohet se sulmuesit ishin të dy bandave – “400 Maëoso” dhe “Taliban” – që formojnë pjesë të koalicionit të bandave Viv Ansam dhe kontrollojnë pjesën veriore të Port-au-Prince.

Truproja e Mickoskit në qendër të akuzave për lidhje me botën e krimit

Pasi Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi për kallëzimin penal ndaj policit i cili kishte zbuluar sekrete zyrtare, kanë reaguar nga LSDM-ja opozitare të cilët thonë se sigurimi i Mickoskit është i përbërë nga kriminelët më të mëdhenj në vend, të cilët ai personalisht i ka përzgjedhur për ato pozita. Nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM-ja ka standarde të dyfishta, raporton Portalb.mk

Nga LSDM-ja thonë se dje truproja e Mickoskit, Angell Samarakov, u kap duke u dhënë sekrete zyrtare njerëzve nga Gërçec.

“Ministria e Brendshme tentoi të fshihte skandalin gjatë gjithë ditës, por nën presionin e mediave që mësuan të vërtetën, u detyrua të dilte me informacione për publikun. LSDM shpreh dyshime për ekzistimin e një koordinimi dhe bashkëpunimi të fortë mes njerëzve më të afërt të Mickoskit dhe botës së krimit., thanë nga LSDM. 

Ata pyesin se a ka vepruar në mënyrë arbitrare sigurimi i Mickoskit, apo është dërguar për të përcjellë informacione, sepse ai personalisht sipas përgjegjësive të tij nuk ka qasje në të dhëna konfidenciale. 

“Kush ia dha atë informacion dhe kush po e drejton nga institucionet gjithë bashkëpunimin me klanet e drogës? Gjendja e sigurisë është jashtëzakonisht shqetësuese dhe është e qartë se strukturat kriminale në vend kanë qasje të drejtpërdrejtë dhe informacione nga njerëzit më të afërt të Mickoskit”, thanë nga LSDM. 

Ndaj kësaj reagoi VMRO-DPMNE, thonë se LSDM-ja e ka të vështirë ta kuptojë luftën kundër krimit.

Ata thonë se nuk ka mëshirë për kriminelët, qofshin ata anëtarë të LSDM-së, anëtarë të VMRO-DPMNE-së, apo roje të sigurisë së kryeministrit. 

“Ligji do të zbatohet njësoj për të gjithë. Kur ishte hera e fundit që u arrestua një anëtar i sigurimit të një kryeministri? LSDM në vend që të mirëpresë veprimin e MPB-së, të mësojë sesi shteti duhet t’i mposhtë ata që abuzojnë me të, LSDM-ja si një fëmijë që nuk mund të dëmtohet, vetëm reagon me aq sa mundet për të thënë diçka”, thanë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtuan se nëse MPB-ja nuk arreston njerëz të afërt me VMRO-DPMNE-në, atëherë LSDM-ja e akuzon për selektivitet, ndërsa nëse MPB arreston njerëz të afërt me VMRO-DPMNE-në, atëherë LSDM-ja akuzon diçka tjetër. 

Kujtojmë se dje Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal kundër zyrtarit policor A.S., për veprën penale ,,Zbulimi i sekretit zyrtar’’ nga neni 360 i Kodit Penal, i cili u ka zbuluar personave të tretë materiale zyrtare. 

Nuk u respektua një minutë heshtje, reaguan edhe Ballistët pas Federatës dhe Shkëndijës

Grupi i tifozëve të ekipit të Shkëndijës së Tetovës, Ballistët, sot reaguan në lidhje me vendimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) për të dënuar ekipin nga Tetova për shkak mosrespektimit të një minutë heshtje në ndeshjen fundit, transmeton Portalb.mk.

“Shkëndija dhe i gjithë publiku e respektuan një minutë heshtje, ndërsa një pjesë e Ballistëve jo, megjithatë kënduan këngë për Shkëndijën dhe nuk ishte një këngë provokative, përkundër palës tjetër që shkelin çdo rregull dhe sulmojnë shqiptarët vetëm përshkak se ekzistojnë, duke na uruar vdekje, siç ishte rasti i fundit me shkrimin e autobusit”, reaguan nga Ballistët.

Ata theksojnë që “FFM dhe simotra e tyre MVR” kanë për qëllim të dëmtojnë Shkëndijën dhe të shuajnë tifogrupin “Shkëndija”.

Federata e Futbollit të Maqedonisë më 31 mars vendosi të fillojë procedurën disiplinore kundër Shkëndijës, pasi në ndeshjen e fundit, tifozët e Shkëndijës nuk e kanë respektuar një minutë heshtje. Një minutë heshtje ishte përcaktuar nga Federata duke përkujtuar viktimat e tragjedisë së fundit në Koçani.

“KF Shkëndija shpreh keqardhje për këtë situatë dhe rithekson qëndrimin e saj të palëkundur në respekt të jetëve të humbura dhe dhimbjes që po kalon e gjithë shoqëria”, reaguan më 31 mars nga Shkëndija, duke shpreh keqardhje për këtë situatë dhe rithekson qëndrimin e saj të palëkundur në respekt të jetëve të humbura dhe dhimbjes që po kalon e gjithë shoqëria.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.

Nëna e raportoi si të zhdukur, 19-vjeçarja nga Tetova kthehet shëndosh e mirë në shtëpi

Me datë 31.03.2025, është kthyer në shtëpi A.B. (19) nga Tetova, për të cilën më 28.03.2025 nëna e saj N.B.(51) ka raportuar në SPB Tetovë se është larguar nga shtëpia, njofton policia e Tetovës.

VIDEO bonus:

Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit (Mars 2025)

Merr flakë në lëvizje e sipër makina në aksin Tetovë – Zhelinë, policia jep detaje! (VIDEO)

Me datë 31.03.2025, në ora 17:45, në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Shkup-Tetovë, në afërsi të mbikalimit të Treboshit, ka marrë zjarr në lëvizje automjeti i pasagjerëve ,,BMW” me targa të Tetovës i drejtuar nga B.S. (55) nga fshati Sllatinë e Tetovës. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga njësiti territorial i zjarrfikësve të Tetovës. Në vendin e ngjarjes inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

@tn.lajmelokaleNjë makinë është përfshirë nga zjarri në autostradën Shkup-Tetovë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit.♬ original sound – TN – Lajme Lokale

VIDEO bonus:

 

Ndahet nga jeta në moshë të re arsimtarja nga Malisheva, Florentina Krasniqi-Mazreku

Një humbje e madhe ka tronditur komunitetin arsimor në Malishevë, pasi është ndarë nga jeta në moshë të re arsimtarja e Artit Figurativ, Florentina Krasniqi-Mazreku.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë, ku ajo punonte si mësimdhënëse. Kolektiviteti i shkollës dhe nxënësit e saj do ta kujtojnë gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë që tregonte ndaj edukimit
Në shenjë zie dhe respekti, shkolla ka vendosur të pezullojë mësimin më 1 prill 2025. Po ashtu, në orën 13:30, do të mbahet një mbledhje përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”, ku do të nderohet jeta dhe kontributi i saj në arsim.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet më 1 prill 2025, në orën 15:00, në varrezat e Malishevës.
Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën dhe punuan me të. Kujtimi i saj do të mbetet i paharruar!

Njoftim

Me dhimbje të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta mësimdhënësja e lëndës së Artit Figurativ, Florentine Krasniqi-Mazreku. Largimi i saj i parakohshëm është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe nxënësit, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë e saj ndaj edukimit.

Në shenjë respekti dhe zie, SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë do të pezullojë mësimin më 1 prill 2025 (e martë).
Po ashtu, shkolla organizon një mbledhje komemorative në orën 13:30, e cila do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”. Në këtë mbledhje, do të kujtojmë me nderim dhe respekt jetën dhe kontributin e saj të çmuar në arsim.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet më 01.04.2025, e martë, në orën 15:00, në varrezat e Malishevës.

Në këto momente të vështira, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. Kujtimi dhe kontributi i saj do të mbetet i paharruar!
SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë

Profesoresha Florentinë Krasniqi Mazreku – kujtim i shenjtë në zemrat tona
Me zemër të rëndë, njoftojmë me dhimbje humbjen e profesoreshës sonë të dashur, Florentinë Krasniqi Mazreku, e cila sot na la përjetësisht. Ajo ishte jo vetëm një mësuese e shquar, por edhe një udhërrëfyes e përkushtuar dhe një frymë e madhe për të gjithë nxënësit dhe kolegët e saj.
Me pasion dhe durim, profesoresha Florentina prekte jetët e qindra nxënësve, duke lënë pas një trashëgimi të vlerave, diturie dhe dashurie për mësimin. Kujtimi i saj do të jetë gjithmonë i gjallë në zemrat tona.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për:
Familjen e saj që e humbi një nënë, motër dhe bashkëshorte
Shkollën tonë – që humbi një mësuese të shquar dhe të përkushtuar
Nxënësit e saj – që humbën një udhërrëfyes dhe mbështetëse të pazëvendësueshme
️ Shpirti i saj i ëmbël le të pushojë në paqe, dhe kujtimi i saj të jetë i pavdekshëm në zemrat tona.

Me dhimbje dhe pikllim të thellë, sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesoreshës së artit figurativ, Ma.sc. Florentina Krasniqi.
Në emër të Sindikatës Komunale të Arsimit Paruniversitar (SKAP) në Malishevë, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, familjes Krasniqi në Lumishtë, familjes Mazreku në Malishevë, kolektivit të SHFMU “Ibrahim Mazreku”, kolektivit të Gjimnazit “Hamdi Bershia” në Malishevë si dhe të gjithë miqëve e kolegëve të saj.
Skender Gashi
Kryetar i SKAP-it
Malishevë

Prag lufte? Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, e quan Presidentin Ching-te “parazit”

Kina filloi të martën stërvitje të përbashkëta të ushtrisë, marinës dhe forcave raketore rreth Tajvanit si një “paralajmërim i ashpër kundër separatizmit” dhe e quajti presidentin tajvanez, Lai Ching-te, një “parazit”.

Ndërkohë, Tajvani dërgoi anijet e veta luftarake për t’iu përgjigjur marinës kineze që iu afrua brigjeve.

Stërvitjet përreth ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e sheh si territorin e saj, vijnë pasi muajin e kaluar Lai e quajti Pekinin një “fuqi e huaj armiqësore”.

Kina e konsideron Lain si një “separatist” dhe, në një video që shoqëronte njoftimin për stërvitjet, ai u paraqit si një insekt i mbajtur nga një palë shkopinj të ngrënies mbi një Tajvan në flakë, duke e quajtur atë në anglisht “një parazit”.

“Fokusi është në ushtrime si patrullat e gatishmërisë luftarake në det dhe në ajër, marrja e kontrollit të gjithanshëm, goditja e objektivave detare dhe tokësorë, si dhe vendosja e kontrolleve bllokuese në zona dhe rrugë kyçe”, tha Komanda e Teatrit Lindor në një deklaratë.

Qeveria e Tajvanit i dënoi stërvitjet, me zyrën presidenciale që tha se Kina ishte “e njohur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si një burim problemesh” dhe se qeveria ka besimin dhe aftësinë për t’u mbrojtur vetë.

Qeveria tajvaneze i hodhi poshtë pretendimet e Pekinit për sovranitet, duke thënë se vetëm populli i ishullit mund të vendosë për të ardhmen e tij.

Dy zyrtarë të lartë të Tajvanit i thanë Reuters se më shumë se dhjetë anije ushtarake kineze iu afruan zonës së afërt të Tajvanit dhe se Tajvani dërgoi anijet e veta luftarake për të reaguar.

Tajvani dislokon anijet ushtarake

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në një deklaratë se grupi i aeroplanmbajtëses kineze Shandong kishte hyrë në zonën e reagimit të ishullit të hënën, duke shtuar se kishte dërguar avionë dhe anije ushtarake dhe kishte aktivizuar sistemet raketore tokësore për t’iu përgjigjur.

Stërvitjet u zhvilluan pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u largua nga rajoni pas vizitave në Japoni dhe Filipine, ku kritikoi Kinën dhe tha se Japonia ishte “e pazëvendësueshme” për përballimin e agresionit kinez.

Një zyrtar i lartë i sigurisë në Tajvan i tha Reutersit, duke cituar vlerësime të brendshme, se Pekini kishte nevojë të shmangte çdo “përplasje të perceptuar” me Uashingtonin përpara bisedimeve tregtare SHBA-Kinë, dhe për këtë arsye Tajvani ishte bërë një pretekst.

“Tajvani është justifikimi më i mirë për ta. Prandaj ata zgjodhën të nisin këto stërvitje ushtarake sapo sekretari amerikan i mbrojtjes u largua nga Azia”, tha zyrtari.

Ambasada de facto e SHBA-së, Instituti Amerikan në Tajvan, tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin ishullin.

“Edhe një herë, Kina ka treguar se nuk është një aktor i përgjegjshëm dhe nuk ka problem të vërë në rrezik sigurinë dhe prosperitetin e rajonit”, tha një zëdhënës./ REL (A2 Televizion)

Tronditëse në Podujevë: Gruaja në gjendje të rënduar shpirtërore tenton t`i mbys katër fëmijët e saj

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lagjen e Kuvajtit në Podujevë, ku një grua dyshohet se ka tentuar të ngufasë katër fëmijët e saj. Kjo situatë ka alarmuar bashkëshortin e saj, i cili kërkoi menjëherë ndihmën e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, 41-vjeçarja, në rrethana dhe për motive akoma të paqarta, ka tentuar të kryejë këtë akt të rëndë, duke shkaktuar panik dhe përshkallëzim të situatës në familjen e saj.

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet përkatëse të Policisë dhe një ekip mjekësor kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes, duke shpëtuar fëmijët.

Burime nga QKUK kanë bërë të ditur se gruaja, e cila ndodhej në gjendje të rënduar psikike, është dërguar me urgjencë në repartin psikiatrik, ku po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë, fëmijët janë siguruar, ndërsa babai i tyre ka dhënë deklaratën e tij para Policisë lidhur me rastin e rëndë që ndodhi në shtëpinë e tyre.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimit për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve” dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme.

Sinjali do të iu mbajë të informuar lidhur me detajet e reja./GazetaSinjali/

Shkencëtarët kanë mësuar të shndërrojnë dioksidin e karbonit në oksigjen: kjo “hap rrugën” për në Mars

Kjo metodë mund të jetë veçanërisht e rëndësishme në misionet e ardhshme hapësinore.

Një pajisje e re elektrokimike mund të ndajë drejtpërdrejt dioksidin e karbonit (CO2) në karbon dhe oksigjen të pastër. Një ekip studiuesish nga Universiteti Nanjing (Kinë) thotë se kjo teknologji mund të prodhojë në mënyrë efektive oksigjen në kushte ekstreme – për shembull, nën ujë në Tokë ose në Mars .

Veçanërisht, pajisja e re eliminon nevojën për presionin e ashpër dhe kushtet e temperaturës që zakonisht kërkohen për reagime të tilla, shkruan Interesting Engineering .

“Nëse energjia elektrike për pajisjen vjen nga burime të rinovueshme, kjo metodë hap rrugën drejt neutralitetit të karbonit. Ndërkohë, kjo është një mënyrë praktike dhe e menaxhueshme për të marrë oksigjen nga CO2, e cila ka një spektër të gjerë aplikimesh – nga eksplorimi i Marsit dhe furnizimi me oksigjen i kostumeve hapësinore, deri te jeta nënujore, maskat e frymëmarrjes, pastrimi i ajrit në ambiente të brendshme dhe riciklimi i mbetjeve industriale,” – thuhet në komunikatën për shtyp të kërkuesve.
Në natyrë, bimët prodhojnë oksigjen përmes fotosintezës, duke transformuar CO2 në oksigjen dhe glukozë me ndihmën e atomeve të hidrogjenit si ndërmjetës.
Megjithatë, shkencëtarët prej kohësh janë përpjekur të riprodhojnë këtë proces në kushte laboratorike në temperatura të moderuara.
Hulumtuesit nga Universiteti i Nankinit në bashkëpunim me shkencëtarët e Universitetit Fudan kanë zhvilluar një metodë të re për ndarjen e CO2 drejtpërdrejt në karbon dhe oksigjen. Ndryshe nga metodat tradicionale që përdorin hidrogjen, procesi i tyre bazohet në litium si elementin kryesor ndërmjetës.
Për këtë, shkencëtarët krijuan një pajisje elektrokimike inovative. Ajo përbëhet nga një katod me gaz me nanokatalizator nga ruteniumi dhe kobalti, si dhe një anodë metalike me litium.
Në katodë futet dioksidi i karbonit, i cili kalon në një reduktim elektrokimik në dy faza me pjesëmarrjen e litiumit. CO2 reagon me litium, duke formuar karbonat litiumi (Li₂CO₃). Më pas, karbonati i litiumit dekompozohet, duke u transformuar në oksid litiumi (Li₂O) dhe karbon elementar.
Në fazën e fundit, oksidi i litiumit (Li₂O) kthehet përsëri në ione litiumi, ndërsa si produkt anësor lirohet oksigjen i pastër (O₂). Ky proces e kthen CO2 në karbon dhe oksigjen të përdorshëm në mënyrë efikase. Katalizatori i optimizuar siguron një prodhim oksigjeni mbi 98.6%, çka tejkalon ndjeshëm efikasitetin e fotosintezës natyrore.
Teknologjia e zhvilluar për ndarjen e CO2 ka arritur të tregojë universalitetin e saj, duke funksionuar me sukses jo vetëm me gazin e pastër të dioksidit të karbonit, por edhe me një sërë gazrash të përzier.
Ndër to përfshihen simulimi i gazrave të tymit, që imitojnë emetimet industriale, një përzierje CO2 dhe oksigjeni, dhe madje edhe simulimi i atmosferës marsiane.
Atmosfera e hollë marsiane përbëhet kryesisht nga CO2, me një presion që është më pak se një përqind e presionit atmosferik të Tokës.
Për të simuluar një mjedis të tillë për testimin e teknologjisë së ndarjes së CO2, hulumtuesit krijuan një përzierje gazi që përbëhej nga argoni dhe një koncentrim shumë i ulët (1 përqind) i CO2. Sidoqoftë, ekipi nuk zbuloi sasinë e oksigjenit të marrë në kushtet marsiane.

Kjo është një qasje magjepsëse dhe inovative për trajtimin e ndryshimeve klimatike duke imituar dhe përmirësuar fotosintezën natyrore. Strategjia elektrokimike që përshkruani për ndarjen e CO2 në O2 dhe karbon duke përdorur litiumin si një ndërmjetës reduktues është një zhvillim premtues. Më lejoni të zbërthej pikat dhe implikimet kryesore:
Imitimi i fotosintezës: Fotosinteza natyrale është me të vërtetë një proces i jashtëzakonshëm që konverton CO2 dhe ujin në glukozë dhe oksigjen duke përdorur rrezet e diellit. Metoda elektrokimike aprotike që përmendët merr frymëzim nga kjo, por prezanton një kthesë të re duke përdorur litium dhe një konfigurim të specializuar për të arritur efikasitet më të lartë.

Procesi elektrokimik: Përdorimi i një katode gazi me një katalizator kobalti në shkallë nano (Co) dhe një anodë metalike litium është një zgjedhje interesante inxhinierike. Procesi i reduktimit me dy hapa – fillimisht në Li2CO3 dhe më pas në Li2O – i ndjekur nga oksidimi i Li2O për të prodhuar O2, është një mënyrë e zgjuar për të trajtuar CO2. Fakti që ky proces mundësohet nga energjia elektrike e rinovueshme e bën atë miqësor dhe të qëndrueshëm ndaj mjedisit.

Efikasitet mbresëlënës: Një rendiment i O2 mbi 94,7%, me potencial për të arritur 98,6% duke përdorur një katalizator të optimizuar RuCo, është i jashtëzakonshëm. Kjo e tejkalon efikasitetin e fotosintezës natyrore, e cila zakonisht konverton vetëm rreth 1-2% të energjisë diellore në energji kimike. Ky efikasitet i lartë mund ta bëjë procesin të shkallëzuar dhe praktik për aplikime industriale.

Neutraliteti dhe qëndrueshmëria e karbonit: Duke konvertuar CO2-një gaz serrë-në O2 dhe karbon potencialisht të përdorshëm, kjo metodë jo vetëm që zbut ndryshimet klimatike, por gjithashtu prodhon një nënprodukt të vlefshëm. Ky përfitim i dyfishtë mund të luajë një rol të rëndësishëm në arritjen e neutralitetit të karbonit dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

Sfidat dhe drejtimet e ardhshme: Ndërsa rezultatet janë premtuese, ka ende sfida për t’u marrë parasysh, të tilla si kostoja dhe disponueshmëria e litiumit dhe kobaltit, kërkesat e energjisë për procesin elektrokimik dhe shkallëzueshmëria e teknologjisë. Për më tepër, ndikimi mjedisor i nxjerrjes dhe përpunimit të këtyre materialeve duhet të vlerësohet. Hulumtimi i mëtejshëm mund të fokusohet në optimizimin e katalizatorëve, uljen e kostove dhe integrimin e kësaj teknologjie me infrastrukturën ekzistuese të energjisë së rinovueshme.

Implikime më të gjera: Kjo risi mund të revolucionarizojë mënyrën se si mendojmë për kapjen dhe përdorimin e karbonit. Nuk ka të bëjë vetëm me heqjen e CO2 nga atmosfera, por edhe me krijimin e një sistemi të mbyllur ku produktet e mbeturinave kthehen në burime. Kjo përputhet me qëllimin më të gjerë për të eksploruar dhe pushtuar natyrën në një mënyrë të qëndrueshme, siç e përmendët.

Skandali në platformën Signal/ JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

JD Vance, Usha Vance, Mike Waltz and Mike Lee in Greenland!

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një skandali të komunikimit në platformën Signal.

Ishte pikërisht Waltz shkaktari i këtij skandali, pasi ai përfshiu pa dashur redaktorin e The Atlantic, Jeff Goldberg, në një bisedë sekrete ku u diskutua plani për goditjen e grupimit Houthi.

Pavarësisht faktit se Trump e ka mbrojtur publikisht Waltz-in, duket se është zëvendëspresidenti JD Vance, ai i cili po kërkon largimin e tij.

Kështu ka raportuar media Politico lidhur me çështjen, duke shtuar se jo vetëm Vance, por edhe një tjetër grup brenda kabinetit, e do Waltz-in jashtë.

E vetmja gjë që ata po bëjnë, është se po presin çastin e duhur për të vepruar, sipas raportimit të Politico.

Një hetim nga e përjavshmja gjermane Der Spiegel ndërkaq tregon se numrat e telefonit celular, adresat e emailit dhe fjalëkalimet e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA, Tulsi Gabbard dhe Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth po qarkullojnë në rrjetin e errët.

Hetimi përdori informacione nga motorët e kërkimit komercial dhe të dhënat e klientëve të publikuara në internet.

Sipas Der Spiegel, shumica e numrave të aksesueshëm publikisht dhe adresave të postës elektronike ndoshta janë ende në përdorim nga të prekurit.

Disa prej tyre janë të lidhura me profilet në Instagram dhe LinkedIn, ndër të tjera.

Ato janë përdorur për të krijuar llogari dhe profile Dropbox në aplikacione që gjurmojnë të dhënat. Ka profile WhatsApp për numrat e tyre përkatës të telefonit, dhe në disa raste, edhe llogaritë Signal.

Pas bisedës së diskutueshme Signal në të cilën u shpërndanë informacione për sulmet e SHBA-ve kundër rebelëve Houthi të Jemenit, në të cilat u përfshi rastësisht redaktori i The Atlantic, Jeffrey Goldberg, ky do të ishte një tjetër boshllëk serioz në sigurinë e Washingtonit, nënvizon Der Spiegel.

Të dhënat e kontaktit të Gabbard, Hegseth dhe Waltz, të cilat Spiegel mundi t’i rikuperonte, u gjetën pjesërisht në bazat e të dhënave komerciale dhe pjesërisht në të ashtuquajturat ‘rrjedhje të fjalëkalimeve’.

Studiuesit e revistës gjermane arritën të merrnin numrin e telefonit celular dhe adresën e emailit privat të Hegseth në një mënyrë veçanërisht të thjeshtë. Ata përdorën një ofrues të të dhënave të kontaktit të biznesit të përdorur kryesisht nga bizneset për shitje, marketing dhe rekrutim.

Ofruesit të informacionit të kontaktit iu dha një lidhje me profilin LinkedIn të Hegseth që çoi, midis informacioneve të tjera, në një adresë Gmail dhe një numër telefoni celular.