Ballina Blog Faqe 955

Mbani trurin tuaj të freskët duke medituar

Studiuesit nga Univeristeti Davis në California, kanë gjetur se meditimi për vetëm një orë në ditë, redukton rënien e nivelit mendor në moshën më të vjetër.

Megjithatë studiuesit ende nuk kanë arritur të shpjegojnë pse kjo praktikë ka efekt të tillë, megjithatë më parë është theksuar se meditimi mund të ndihmojë njerëzit të mbajnë aftësitë e tyre mendore, njofton Klan Kosova.

Ata po ashtu zbuluan se praktika e vazhdueshme e meditimit shoqërohet me përmirësime të qëndrueshme në vëmendjen e vazhdueshme dhe frenimin e reagimit, ose shtypjen e veprimeve që janë të papërshtatshme.

Më tej u zbulua se njerëzit që meditojnë rregullisht kanë sasi më të mëdha të gyrifikimit, një proces që përfshinte ‘palosjen’ e korteksit cerebral – që luan një rol kyç në kujtesën, vëmendjen dhe menduar.

Procesi i ringjalljes lejon trurin të përpunojë informacionin më shpejt dhe të përmirësojë përpunimin nervor.

Llogaritet që gjetjet e tyre janë të parat që ofrojnë dëshmi se praktika intensive dhe e vazhdueshme e meditimit është e lidhur me përmirësime të qëndrueshme të aftësive mendore të njeriut, njofton Klan Kosova.

Përse vitet e fundit femrat po pësojnë goditje në tru më shumë se meshkujt, cilët janë faktorët që i rrezikojnë ato?

Goditjet në tru zakonisht ndodhin tek të moshuarit, duhanpirësit, njerëzit mbipeshë ose ata të prekur nga sindroma metabolike. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se njerëzit e tjerë, që nuk bëjnë pjesë tek këto grupe, nuk janë të rrezikuar. Sipas Shoqatës Kombëtare të Neurologëve goditjet në tru dhe mund të çojë në paaftësi afatgjatë.Ka disa faktorë që rrisin shanset për të pësuar goditje në tru, si: sëmundjet kardiovaskulare, pasiviteti fizik, obeziteti, dieta dhe duhanpirja. Përveç këtyre faktorëve, femrat duhet të shqetësohen edhe nga disa rreziqe të tjera që mund të shkaktojnë goditje në tru. Më poshtë do të gjeni 5 shkaktarët e goditjeve në tru tek femrat.

Përdorimi i kontraceptivëve

Kontraceptivët oral mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut, duke rritur rrezikun për të pësuar goditje në tru. Femrat që pinë duhan dhe ato që kanë një familjar të prekur nga kjo sëmundje këshillohen që të mos marrin kontraceptivë.

Shtatzënia

Nivelet e larta të estrogjenit rrisin faktorët që shkaktojnë mpiksje të gjakut, duke rritur kështu rrezikun për të pësuar goditje në tru. Mjekët i këshillojnë femrat që kanë pasur një histori të trombozës cerebrale në familjen e tyre të tregojnë shumë kujdes gjatë shtatzënisë.

Migrena me aura

Femrat janë tri herë më të rrezikuar se meshkujt që të vuajnë nga migrena. Femrat që vuajnë nga migrena me aura me aura (një formë e veçantë e migrenës që shoqërohet me probleme me shikimin) janë gjithashtu më të rrezikuara që të pësojnë goditje në tru.

Tensioni i lartë i gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një tjetër faktor rreziku që prek si meshkujt ashtu edhe femrat. Megjithatë efekti është më i madh tek femrat (rreziku rritet më shumë kur ato përdorin kontraceptivë).

Vetmia dhe depresioni

Depresioni dhe stresi psiko-social (izolimi, stresi në punë ose diskriminimi) lidhen me tensionin e lartë të gjakut, një nga faktorët më të mëdhenj të goditjeve në tru. Ndikimi i tyre është më i madh te femrat sesa tek meshkujt. Përveç njohjes së shkaktarëve, është e rëndësishme të dini edhe simptomat e kësaj sëmundjeje. Lexoni këtu disa nga shenjat paralajmëruese të goditjeve në tru që nuk duhet të injorohen asnjëherë./sn/

Nga Gjuriqi te gylenistët dhe zjarri në Kukës: Ja si lidhen ngjarjet dhe paralajmërimi i Sputnik për “Kataklizmën”

Shenasi Rama, ish-lideri i njohur i lëvizjes së dhjetorit në vitin 1990 dhe sot profesor në Universitetin e Nju Jorkut në SHBA, i lidh trazirat dhe tensionet në Shqipëri dhe Kosovë, si një përpjekje për të futur Ballkanin në konflikt për interesat e Rusisë.

“Nga ketu ne mes te lagunes ne Florida, pra pa shume informacion, mua me duket se po intensifikohet perpjekja serbe e natyrisht edhe sllavo-greke per ta terhequr Rusine ne nje perplasje te re me SHBA ne Ballkan.

Kosova do te jete nje fushe beteje, por edhe shteti Vllaho-Bizantino-Bektashi antishqiptar i Shqiperise dhe natyrisht IRJM.

Jo se nuk kane qene fushe beteje, por tashti te gjithe palet po i nxjerrin thikat dhe po rrine gati. vetem ne shqiptaret jemi me breket ulur dhe te dhjere aq sa biem pre e provokacioneve artificiale nga te gjithe palet, perfshire edhe parine e qelbur te Tiranes qe vetem terheqin vemendjen dhe na shtyjne ne veprime te gabuara”.

Realisht, prej më pak se dy javësh në hapësirën Kosovë-Shqipëri por edhe në Ballkan ka pasur zhvillime të vrullshme që nisën me “Provokacjan” e Marko Gjuriçit, anulimin e vizitës së Tsiprasit në Tiranë, ndalimin dhe deportimin e  6 gylenistëve në Kosovë dhe sherrin e madh Prishtinë-Ankara për to, e deri tek protestat e dhunshme në Kukës dhe tensioni që po vazhdon të mbahet lart duke provokuar përplasje civile.

Rastësi? Nuk duket e tillë, kur kemi të bëjmë me një situatë ku po definohet përfundimisht njohja e Kosovës nga Serbia, e cila kërkon një “haraç të madh”.

Greqia nga ana tjetër që të japë votën e saj për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE kërkon të rrisë pazarin për detin.

Sputnik-u rus fliste për një luftë civile  mes shqiptarësh dy ditë më parë, ndërsa sot është shqetësuar shumë nga një vendim i Uashingtonit.

SHBA ka çliruar më në fund fondet serbe të mbajtura në bankat amerikane që nga koha e embargos së naftës me Jugosllavinë e fundme të Millosheviçit.

Duket se bëhet fjalë për një “shi parash” që Amerika po hedh në Serbi e natyrisht në rajon.

Sputnik i ka kushtuar një rëndësi të posaçme këtij vendimi, duke i kujtuar Beogradit se SHBA ka ushtruar genocid ekonomik ndaj Serbisë.

Zoran Vujoviç, një ekonomist serb që ka punuar më parë për kompanitë e naftës ruse, thekson se “SHBA ka formuar një konsorcium që administron 450 milionë dollarë që u ngrinë në kohën e embargos së naftës ndaj Millosheviçit.

Këto para ishin depozituar në fondet e Jugobanka-s dhe Beobanka-s, dy institucionet që kontrollonin operacionet e mëdha të trafiqeve.

Por këto nuk janë të vetmet zhvillime, ka edhe më. Siç e titullon Sputnik një shkrim të freskët: “Statusi për Kosovën është zgjidhur”.

Portali rus thekson nga ana tjetër se Vuçiç është gati të pranojë para pa marrë në këmbim një kompromis për Kosovën, që padyshim variant më i kërkuar është ndarja e Veriut.

Dhe pikërisht ky është edhe kyçi i zhvillimeve kaq të trazuara në Ballkan që portal rus e thotë hapur: “Nëse shqiptarët nuk bëjnë kompromis, do të ketë konflikt”.

Portali rus thekson se shqiptarët nga SHBA janë gati për të pushtuar veriun e Kosovës ku jetojnë serbët.

“Momenti është kritik. Jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët. Sepse, qartë, Serbia nuk do të lejonte një “Stuhi” të re me ndihmën e aleatëve të saj. Beogradi u bëri të ditur të gjithëve. Një konflikt i ri lufte në Kosovë dhe Metohi mund të shndërrohej në një kalim të ri të madh të fuqive të mëdha mbi kokën tonëPor kjo nuk do të funksiononte për askënd. Madje Mund të jetë kataklizma…” përfundon Sputnik-u komentin e tij(tesheshi)