Ballina Argëtim Jetë & Stil Fëmijët trashëgojnë inteligjencën nga nëna

Fëmijët trashëgojnë inteligjencën nga nëna

Pavarësisht stimulimit të vazhdueshëm për të forcuar intelektin e fëmijës suaj, tashmë thuhet se është zbuluar që thuajse 50% e intelektit të secilit prej nesh vjen prej gjeneve tona dhe pjesa tjetër prej ambientit që na rrethon.

Sipas një studimi të ri të prezantuar nga revista e psikologjisë “Psychology Spot”, thuhet se njerëzit lindin me gjene, të cilët kushtëzojnë funksionimin në mënyrë të ndryshme sipas faktit nëse vijnë nga nëna apo nga babai, por kur bëhet fjalë për inteligjencën e fëmijës, këto gjene vijnë nga nëna.

Edhe pse deri tani është menduar se ajo trashëgohej nga të dy prindërit, ky studim e hedh poshtë këtë ide.

Sipas tyre, inteligjenca trashëgohet me gjenet X dhe femrat kanë dy gjene X në çiftin e 23-të, ndërsa meshkujt kanë XY, ndaj kjo do të thotë se fëmijët kanë dyfishin e mundësisë për të siguruar inteligjencën e nënës së tyre.

Edhe nëse nga babai trashëgohen disa gjene të inteligjencës, me shumë mundësi ato nuk kanë ndonjë ndikim madhor në tru, që nga momenti që funksionin madhor e marrin gjenet prej nënës.

“Nëse gjene të tilla trashëgohen nga babai, ato inaktivizohen” raporton studimi i “Psychology Spot”, në një nga kapitujt rreth psikologjisë, shkruan bota.al.

Nëse diçka e tillë vërtetohet, do të hidhet akoma më tepër dritë në një aspekt të pazbuluar ende në mënyrë të qartë. Ende kemi plot dilema lidhur me funksionimin e trurit dhe ky përfundim do të hidhte dritë mbi një nga këto dilema.