Një burrë ka humbur të dyja këmbët, hundën, si edhe të gjithë gishtat në dorën e djathtë, pasi qeni i tij e ka gërvishtur.
Jaco Nel, 50 vjeç, u prek nga një infeksion pasi po luante me qenin në shtëpinë e tij në Manchester, kur qeni e gërvishti në dorë.
Jaco, një psikiatër, ishte në punë kur atij iu shfaqën simptoma të ngjashme me gripin.
Pasi la punën për të shkuar të qetësohej në shtëpi, Jaco filloi të kishte dridhje në trup duke u shoqëruar me dhimbje torturuese.
Mjekët vunë re pulla të kuqe në lëkurën e 50-vjeçarit, një simptomë e helmimit në gjak ose Sepsis.
Sipas The Sun, katër muaj pasi u pranua në spital, mjekët u detyruan t’i prisnin atij të dyja këmbët poshtë gjurit.
Ai humbi të gjithë gishtat në të djathtën dhe një në dorën e majtë, dhe kishte nevojë për kirurgji rindërtuese në fytyrë duke humbur kështu edhe hundën.
Mjekët më vonë zbuluan se qeni mbante baktere të dëmshme në pështymën e tij duke shkaktuar helmim në gjak./tvklan.al