Ballina Shëndeti Psikologji Këshillat e psikologëve: Pornografia, fëmijët dhe “bombat me sahat” që i kemi...

Këshillat e psikologëve: Pornografia, fëmijët dhe “bombat me sahat” që i kemi dhënë në dorë

Nga Oneda Kabashi*

“S’ke turp?! Ç’janë këto pisllëqe që po sheh?! Ku i gjetë këto gjëra turpi o mam?!” -Ky ishte një moment nga rrëfimi që një nënë e shqetësuar po më bënte për të birin i cili sapo kishte hyrë në moshën e pubertetit.

Dukej që skena me të cilin ishte përballur pasi kishte hapur derën e dhomës së të birit nuk ishte aq e këndëshme. Ajo kishte kujtuar se interneti shfrytëzohej veç për mësime, por ja që gjërat janë paksa ndryshe nga pështypja e saj.

Të gjithë tani kemi internet. Ai na shoqëron në shtëpi , rrugë, kafene dhe… kudo.

Mora shkas nga shqetësimi i fundit i zonjës që ishte befasuar nga i biri 13 vjeçar, ku teknologjia në dorën e tij ishte shndërruar në një “bombë me sahat” që aktivizohej sot dhe shpërthente nesët.

Shqetësimi filloi kur djali nuk rrinte më me ta, u nervozohej shpesh pa arsye dhe kërkonte të rrinte vetëm në dhomë. Mendova se kishte ndonjë gjë që e shqetësonte në shkollë. Vendosa t’i flas në darkë ta pyesja se cfarë kishte që nuk shkonte. Hyj në dhomë papritur dhe shoh që ai po shikonte porno!”– tha ajo teksa shpjegonte të gjithë situatën me merakun e madh se sa kishte ndikuar kjo situatë në shëndetin psikologjik të fëmijës.

Sigurisht, si shumica e prindërve shqipëtare, zonja shpjegoi se nuk kishte folur kurrë për seksin me fëmijën dhe shtoi se ishte shumë e habitur se si ai kishte kohë që shikonte të tilla materiale.

Por para se flasim për situatën tonë, hedhin një sy nga të dhënat botërore mbi ndikimin e  teknologjisë tek fëmijët:

Risia e përditshme e botës së teknologjisë bën që fokusi të drejtohet drejt saj, pa kuptuar kohën që kalon.

Sipas CNN , fëmijët më të vegjël se 8 vjeç, në vitin 2013 kalonin rreth 15 minuta përpara ekranit, ndërsa në vitin 2017 ata kalojnë rreth 48 minuta para ekranit, pra 3 herë me shumë.

Gjithashtu nga studimi u vu re se rreth 48 % e fëmijeve sot kanë një tablet personal, ndërsa katër vite më parë shifrat tregonin rreth 7 % , ndërsa krahasuar me vitin 2011, më pak se 1% e fëmijëve.

Fëmijët tanë, rriten cdo ditë duke parë, mësuar dickatë re. Shpesh, rëndom vëmë re prindërit tu thonë fëmijevë: ‘ Sillu mirë dhe do të të jap telefonin’ , shprehi e cila afërmendsh të sjell kontrollin e prindërve mbi lundrimin e fëmijeve të tyre ne internet apo video game.

Imazhe të papërshtashme, video me përmbajtje dhune, pornografi e të gjitha këto janë pjesë e botës së internetit ku ne lejojmë që fëmija  të navigojë.Kështu kemi arritur në një situtë si ajo e prindit më lart ku nuk dimë më si të menaxhojmë fëmijët, veten dhe internetin.

Pavarësisht të gjitha anëve pozitive, të përmendura në studimin e kryer nga Chron, ku thuhet se ky zhvillim është i dobishëm për fëmijët mbi cështje të edukimit, si kërkimi i informacionit, mësimi online, video game edukuese dhe globalizimi në shkolla, nuk mund të qëndrojmë kaq qetë kur kthejmë sytë nga anët negative të teknologjisë tek fëmijët.

Për fat të keq, nuk kemi nje kontroll të plotë mbi eksplorimet e fëmijeve në internet, por mund të kufizojmë rrezikshmëritë duke vendosur një orar të caktuar, një limit kohor dhe zgjedhjen e lojrave apo programve që do të përdoren. Kështu, fëmija sigurisht bëhet pjesë e botës që zhvillohet cdo ditë, por minimizon efektet negative që ka internet në zhvillimin e tyre.

Sipas Dr Aric Sigman: “ Fëmijevë ua mësojmë shumë shpejt kufizimet në konsumin e shumë gjërave, tilla si rrezet e diellit apo sheqeri dhe kripa, por koha në ekran nuk është diçka që është menduar si konsum.”, ndaj rëndësia ndaj kësaj është ende e ulët.

Anë tjetër negative është fakti se shfaqja e adoleshentëve në mediat sociale tregojnë shpesh sjellje të rrezikshme,  të tilla si :përdorimi i substancave, sjelljet seksuale, vetëlëndimi ose çrregullimet e të ngrënit.

Ekspozimi i adoleshentëve perms mediave ndaj alkoolit, përdorimit të duhanit ose sjelljeve seksuale shoqërohet me fillimin më të hershëm të këtyre sjelljeve.

Disa nga teknikat që prindërit mund të përdorin për të mbajtur fëmijën e tyre larg ndikimit negativ të internetit janë :

Të flasë më fëmijën dhe të dy të bien dakort mbi faqet/webet që ata mund të përdorin. Pra të krijojnë një listë apo fjalë kyçe ku fëmija mund të ndihet i lirë të navigojë, por dhe të jetë i mbrojtur nga site të pasigurta.

Së dyti, njihu me sitet që fëmija navigon. Kërkoji të flaës më shumë për to apo dhe të shpjegojë si funksionojnë sitet ku ai qëndron shumicën e kohës.

Një taktikë e mirë është mbajtja e kompjuterit në një vend të dukshëm të shtëpisë, ku  ju mund të shikoni herë pas here se cfarë po bën fëmija juaj.

Kjo gjë bëhet pak e vështirë sepse tashmë shumica e tyre kanë një tablet apo smartphone, por mund të jetë e dobishme për kohën që ata kalojnë në një kompjuter.

Së fundmi, bëjani të ditur fëmijës suaj se nëse dikush e ngacmon apo shqetëson atë, ta shprehë me familjarët e rritur, shokët apo mësuesit.

Përsa kohë do të kemi një zhvillim me hapa galopantë të teknologjisë, probleme të tilla do të vazhdojnë të jenë prezentë në famijet e secilit prej nesh.

Gjithsesi është mirë që të jemi ne të informuar së pari mbi dëmet e internetit në mënyrë që të mbrojmë fëmijët nga rreziqe të cilët ata nuk janë të gatshëm t’i përballojnë të vetëm.

*Psikologe