Hulumtimet e reja tregojnë se vërtet njerëzit janë më të zemëruar dhe nevrikosur kur moti është i nxehtë. Studimi ka zbuluar se me rritjen e celsiusëve rriten edhe hormonet e stresit. Ky zbulim më në fund e ka ndriçuar enigmën të cilët shkencëtarët janë munduar ta zgjidhin tash e sa vite.
Njohur ndryshe si “luhatja e disponimit gjatë verës”, ka shumë dëshmi nga dekadat e kaluara të cilat kanë treguar se ekziston një lidhje mes motit të nxehtë dhe agresionit, vetëvrasjeve dhe dhunës.
Ekipi polonez i shkencëtarëve kanë treguar se kjo ndodh për shkak se kortizoli – hormon i stresit – është më i ulët gjatë dimrit sesa gjatë verës. Vlen të ceket se shkencëtarët e kanë prezantuar zbulimin e tyre në Shoqatën Amerikane të Fiziologjisë.