Ballina Shëndeti Të gjithë duhet ta dini, ky është tensioni normal i gjakut, sipas...

Të gjithë duhet ta dini, ky është tensioni normal i gjakut, sipas moshës që keni

Presioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni, është një nga problemet shëndetësore më të zakonshme me të cilat shumë njerëz përballen.

Ndërsa shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë nuk kanë ndonjë simptomë, edhe nëse leximet e tyre arrijnë nivele jashtëzakonisht të larta, disa mund të përjetojnë shenja të caktuara, të tilla si vjellje, marramendje, gulçim, vizion të paqartë, dhimbje koke, dhe hundë.

Presioni normal i gjakut sipas moshës tuaj
Tensioni i lartë i pakontrolluar i gjakut mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të disa kushteve serioze shëndetësore, si dëmtimi i veshkave, humbja e vizionit, humbja e kujtesës, ateroskleroza, sëmundjet e zemrës, sulmet në zemër etj.

Presioni i gjakut ndryshon gjatë gjithë ditës dhe ndryshon në çdo individ sipas disa faktorëve, duke përfshirë moshën, gjininë dhe trashëgiminë. Mjekët kanë vendosur vlerat e mëposhtme për tensionin normal të gjakut:

Presioni i gjakut tek meshkujt sipas moshës
20 vjeç – 123/76
Deri në 30 vjeç – 126/79
30-40 vjeç – 129/81
40-50 vjeç – 135/83
50-60 vjeç – 142/85
Mbi 70 vjeç – 142/80

Presioni i gjakut tek femrat sipas moshës
20 vjeç – 116/72
Deri në 30 vjeç – 120/75
30-40 vjeç – 127/80
40-50 vjeç – 137/84
50-60 vjeç – 144/85
Mbi 70 vjeç – 159/85.

/sn/