Prej kohësh, shkencëtarët paralajmërojnë se duhen antibiotikë të rinj, pasi mikrobet po krijojnë rezistencë ndaj atyre aktualë, që në shumicën e rasteve janë përdorur pa asnjë kriter.
Duket se zgjidhja ka ardhur nga një burim shumë i pazakontë, pikërisht hunda e njeriut. Studiuesit e Universitetit “Tubingen” në Gjermani thonë se kanë zbuluar një klasë të re antibiotikësh, duke analizuar luftën bakteriologjike që zhvillohet në flegrat e hundës.
Kërkuesit kanë zbuluar se 70% e njerëzve mbajnë brenda hundës së tyre një mikrob të quajtur Staphylococcus lugdunensis, i cili tani po shërben për krijimin e një antibiotiku të ri, të aftë të luftojë mikrobet më të vështira për t’u zhdukur.
Studimet kanë rezultuar në një ilaç të ri, që njihet me emrin “Lugdunin” dhe që mund të ndalojë ato që njihen si supermikrobe.
Është shumë herët për të thënë nëse “lugdunin” mund të formojë bazën për antibiotikët e rinj dhe të përdoret për luftimin e infeksioneve të ndryshme, megjithatë ka premisa.
Ky zbulim është konsideruar një mrekulli, pasi tani bakteriet vdekjeprurëse, si E.coli apo Salmonella, janë duke u bërë gjithmonë e më të forta, më rezistente ndaj kurave të përdorura deri më tani.
Kështu, shkencëtarët po pregaditen për nji revolucion të vërtetë për kërkimin e antibiotikëve të rij, të cilët nuk do gjenden veç në ambientin përreth, por edhe mbrenda vet trupit të njeriut.