Me këto fjalë ministri i administratës përshkroi rëndësinë dhe rolin që ka administrata publike. Duke folur në një debat për nevojën për ndryshimin e ligjit për shërbyes publik, Mançevski theksoi se resori i tij po punon në realizimin e strategjisë për reformimin e administratës publike, me çka do të përmirësojë kushtet e punës dhe shërbimet që ofrojnë administratorët.
“Riorganizim të administratës publike duhet të ketë, dhe ne punojmë në këtë drejtim në momentin. Një pjesë e këtyre propozimeve tona janë të përfshira në strategjinë tonë për reformimin e administratës publike, ku krijojmë politika në drejtim të përmirësimit të kushteve në të cilat punon administrata publike, por edhe për shërbimet që i ofron”, tha Mançevski.
Njëra nga kërkesat e shumta që erdhën nga ekspertët e administratës publike ishte edhe nevoja për të ndryshuar sistemin e punës, nga sistemi i vendeve të punës në sistem të karrierës. Profesoresha universitare Ana Pavlovska Daneva theksoi se sistemi i deritanishëm i vendeve të punës është treguar i pasuksesshëm dhe ka shumë hapësira për keqpërdorime dhe punësimeve partiake.
“Neve na nevojitet një sistem i ri, sistemi i karrierës, që do të thotë, hynë në shërbimin administrativ si i ri, i përgatitur. Përparon dhe administrata, ligjet dhe shteti të ofrojnë arsye, të motivojnë që të përparosh në shkallën e hierarkisë, deri tek pozitat më të mëdha, që janë këshilltarë shtetëror dhe sekretar shtetëror”, tha Ana Pavlovska Daneva, profesoreshë universitare.
Për kryesindikalistin e DOGJSH Peco Grujovskin, është e papranueshme që mbi 50% e administratës publike ende marrin paga më të ulëta se mesatarja shtetërore. Ai në emër të sindikatës, ministrit të administratës i dorëzoi një listë me propozime për të ndryshuar ligjin për shërbyes administrativ.
“Pagat të rregullohen me marrëveshje kolektive dhe jo me ligj , ose të paktën të përfshihen në krijimin e politikave për pagat. Për ne si sindikatë, është e papranueshme, që në bazë të hulumtimit të fundit të fondit për demokraci, mbi 50 % e administratës publike të marrin paga nën mesataren republikane”, tha Peco Grujovski, kryetar i sindikatës së GOGJSH.
Çështje tjetër që u ngritën ishin kushtet e punws, mbingarkesa e administratës dhe mos shpërndarja adekuate e shërbyesve administrativ. Ndryshe, mbingarkesa e administratës publike dhe nevoja për të reformuar këtë sektor në disa vitet e fundit janë paraqitur edhe në progres raportit e Këshillit Evropian për Maqedoninë.
Përgatiti: Bajram Memeti