Dy tërmete janë ndjerë pasmesnate në rajonin e Ohrit. Sipas faqes zyrtare të Qendrës evropiane mesdhetare seizmologjike, dy tërmetet kanë qenë me fuqi prej 3,2 shkallë sipas Rihterit, informon INA.
Lëkundja e parë e tokës u regjistrua 50 minuta pas mesnate me epiqendër midis Ohrit dhe fshatit Kosel ku gjendet një vullkan joaktiv. Tërmeti i dytë është ndjerë 10 minuta më vonë, me epiqendër 8km nga fshati Bellçishtë i Ohrit. (INA)