Ballina Shëndeti E thotë shkenca: Kujdes! Kjo shenjë tregon se po afron vdekja

E thotë shkenca: Kujdes! Kjo shenjë tregon se po afron vdekja

Të moshuarit që humbasin aftësinë për të nuhatur, kanë më shumë gjasë që të vdesin brenda 10 viteve të ardhshme.

Ky është rezultati që ka dalë një studim i ri, i cili thotë se humbja e shqisës së nuhatjes është një shenjë që tregon se vdekja po afron.

Dr. Jogan Olofsson nga Universiteti i Stockholm në Suedi tha se të dhënat hedhin poshtë teorinë se humbja e shqisës së nuhatjes është shenjë e dementias, në fakt ajo lidhet me rrezikun e vdekshmërisë.

Studimi në fjalë u publikua në Journal of the American Geriatrics Society. Ekspertët ndoqën 1174 persona të moshës 40 deri 90 – vjeç për 10 vite.