Prej mbrëmë në mesnatë çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper 95 dhe Eurosuper 98, si edhe të Eurodizelit dhe të Ekstra vajit të lehtë për amvisëritë rriten për dy denarë për litër, kumtoi Komisioni rregullator për energjetikë.(KRE).
Sipas KRRE-së, çmimi me pakicë i Eurosuper 95 do të jetë 70 denarë, të Eurosuper 98 – 71,50, të Eurodizelit 62, ndërsa të Ekstra vajit të lehtë për amvisëri 50,50 denarë për një litër.
Rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit, për 1,317 denarë, me çka një kilogram do të kushtojë 30,037 denarë./Mia/