Ballina Argëtim Jetë & Stil Krizë politike në Itali, Di Maio bën thirrje për zgjedhje të reja...

Krizë politike në Itali, Di Maio bën thirrje për zgjedhje të reja në qershor

Lideri i partisë populiste të Italisë, Lëvizja 5 Yjet, ka bërë thirrje për zgjedhje të reja në qershor, për të zgjidhur se kush do të qeverisë vendin. Bisedimet për të formuar një koalicion kanë dështuar deri më tani, pas votimit në muajin mars ku Lëvizja 5 Yjet mori pjesën më të madhe.

“Nuk shoh zgjidhje tjetër. Duhet t’i rikthehemi votimit sa më shpejtë të jetë e mundur”, u shpreh Luigi Di Maio.

Zgjedhjet e datës 4 mars i dhanë një rezultat pozitiv edhe aleancës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga partia anti-emigrim, Liga e Veriut.

Kjo e fundit drejtohet nga Matteo Salvini, që është gjithashtu lider i aleancës së qendrës së djathtë.

Di Maio ka thënë më parë se do të arrijë një koalicion me Ligën e Veriut, vetëm nëse Salvini largon partinë aleate Forza Italia, që drejtohet nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi, shkruan scan.tv. Ky lajm trazoi tregjet e borxhi dhe të kapitalit në tregtinë e parë të javës.

Yield-i i titujve 10-vjeçar të Italisë u rrit në 1.802%, duke e zgjeruar hendekun me benchmark-un e Gjermanisë në 128 pikë bazë.

Edhe tregu i aksioneve në vend pësoi goditje, me indeksin FTSE MIB që ra ndjeshëm dhe ishte i vetmi në Europë me performancë negative./sn/