Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami sonte ka shtruar iftar për aktivistët dhe simpatizantët e Besës në qytetin e Tetovës. Të pranishëm në këtë iftar të organizuar nga lideri i Besës ishin edhe profesor universitar dhe gazetarë.
Fjalim rasti në këtë eveniment mbajti kryetari degës Tetovës, Gazmend Aliu, ku përshëndeti të pranishmit dhe njëherit falenderoj gjithë aktivistët për kontributin që japin për këtë parti. Gjithashtu fjalim rasti mbajti edhe kryetarja e forumit gruas, Hatije Etemi e cila përshëndeti të gjithë motrat dhe nënat që ishin pranishëm në iftar. Fjalim të shkurt mbajti edhe deputeti i Besës Fadil Zendeli.
Së fundmi, fjalimin kryesorë e mbajti kryetark Besës Bilall Kasami, i cili falenderoj përzemërsisht çdo përkrahës të Besës të cilët qëndrojnë besnik në të mirë dhe të keq. Ai gjithashtu tha se Lëvizja Besa është më e fortë se kurrë dhe se rrugëtimi i Besës do të vazhdoj, pamvarësisht tentimeve për prishje të imazhit të Besës nga persona tashmë të vetpërjashtuar nga Lëvizje.
Në iftar ishin të pranishëm mbi 800 persona.