Ballina Aktualitet Opinione Lubonja zbërthen deklaratën e “dëshmitarit X” dhe mbron Bashën: Përgjimi i vërtetë,...

Lubonja zbërthen deklaratën e “dëshmitarit X” dhe mbron Bashën: Përgjimi i vërtetë, ju tregoj provat që Rama është i lidhur me krimin

Fatos Lubonja thotë se ka shumë prova që kryeministri Edi Rama është i lidhur me krimin e organizuar.

I ftuar në rubrikën në News24, ai ka komentuar videon e bashkepunetorit X dhe është pozicionuar në mbrojtje të kryedemokratit Lulzim Basha.

Lubonja beson se audio-përgjimi nuk është i montuar duke shtuar se sipas tij ka qenë dëshmitari X ai që e ka regjistruar bisedën me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Pa bërë ekspertin, gjykoj se ndonëse tek dëshmitari i famshëm gjen disa kontradiksione se duket që do të mbrojë vetveten, thotë që edhe se kam bërë unë përgjimin, këto s’janë të mjaftueshme për të hedhur poshtë se ky njeri është ky njeriu, s’e ka montuar, gjykoj duke lënë hapur dhe pikepyetje se ky ka shkuar për ta regjistruar atë, se kush e ka cuar për ta regjisruar, mbetet pikepyetje. Ky vetë s’e pranon, por besoj se është në dijeni që është i përgjuar, por besoj se është ky personi.

Problemi që kemi ne është që për të ndarë shapin nga sheqeri na duhet një drejtësi që të kontrollojë në rrugë të tjera që vëllai i Xhafës ka vazhduar të merret me drogë dhe s’është ashtu sic tha ministri.

Nëse do kishim prokurori vërtet të paanshme në këtë moment që ka dëgjuar një video të tillë nga mediat, kur ky ka shkuar për të bërë denoncimin, që është e rreme, duhet të mbante edhe këtë njeriun se ke akuzë që ky vazhdon të merret me drogë.

Fakti që policia i jep mundësinë të iki është kompromentuese, ministri ka përgjegjësi.

Si ka mundësi që e lë të iki një njeri që ka këtë akuzë? Nëse është shpifje, duhet ta ndajë një prokurori e paanshme. Orientimi i mazhorances është për të provuar që ketu kemi të bëjmë me një njeri që ka montuar dicka për qëllime politike të PD që s’është e vërtetë. Këtu edhe po doli kjo kështu, po e nxori kjo prokurori kështu, kjo mbetet shumë e pabesueshme për mendimin tim.

S’mund të lejohej të ikte vëllai i Fatmir Xhafës, se është akuzë e rëndë që merret me drogë, nëse vërtetohet që ky merret akoma me drogë, se vërtetohet edhe me forma të tjera, një hetim i paanshëm duhet, por nëse është e vërtetë është e rëndë edhe për ministrin se ai ka detyrë të luftojë.

Ketu ngrihet dhe një pyetje tjetër, se u tha se është e trilluar, e montuar, ministri u tregua më i kujdeshëm kur tha se opozita mund të ketë rënë pre e disa grupeve, por nga kjo të thuash është krejtësisht e sajuar, është problem se cili është ky shqiptar që ka aq guxim sa të sajojë një gjë të pavërtetë për vëllanë e minstrit te Brendshem që ka kaq pushtet dhe godet edhe kryeministrin, merrka guximin që të thotë një gjë të pavërtetë.

Kjo e dobëson pozitën e atyre që thonë që është e sajuar. Kjo rrit nevojën që prokuroria të hetojë në mënyrë të paanshme se cfarë ka mbrapa kësaj dhe me mjetet e tjera që ka
prokuroria.

Që kjo qeveri është e lidhur me krimin e organizuar ka shumë prova dhe provat që kjo qeveri dhe këta figura si Rama kanë dalë shpesh të përgënjeshtrojne faktet duke thënë se avionët e drogës janë mushkonja, i bën akoma më të pabesueshëm kur thonë sot se kjo është e montuar”.