Dy vitet e kaluara në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri, tetë të miturave u është bërë abort. Më e reja prej tyre, ka qenë 15 vjeçare.
Ndërsa për tu bërë ky intervenim kirurgjik, detyrimisht është dashur të nënshkruajnë, në pajtim dhe prezencë të njërit prej prindërve.
Në statistikat e Gjinekologjisë dhe Akusherisë është shkruar edhe rasti i një 13 vjeçareje, së cilës gjithashtu i është bërë abort dhe ajo është pacientja më e re. Shok për gjinekologët ka qenë se ajo në spital kishte ardhur për të abortuar së bashku me bashkëshortin.