Në vitin 2045, 22% e popullsisë botërore rrezikon të jetë mbipeshë. Është ky alarmi i dhënë nga studiuesit që kanë paraqitur rezultatet e kërkimeve të tyre në Kongresin Europian mbi Obezitetin në Vjenë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 13% të rriturve (11% e meshkujve dhe 15% të grave), rezultojnë se kanë qenë mbipeshë në vitin 2016.
Politika të koordinuara – Nga parashikimet e bëra nga studiuesit danezë dhe britanikë, kjo përqindje rrezikon të shkojë në 22% në vitin 2015, nëse nuk do të merret asnjë masë për ta parandaluar. Një nga autorët e studimit, doktor Alan Moses, i cili punon për revistën shëndetësore “Novo Nordisk”, shpjegon mënyrën si mund të shmanget rreziku: “Gjërat mund të ndryshojnë, por duhen politika të mirë koordinuara”.
Shtim i kostos për shëndetësinë – Vlerësimi i bërë nga hulumtuesit fsheh pabarazitë midis vendeve. Për shembull, nëse trendi aktual do të konfirmohej, më shumë se gjysma (55%) e popullsisë amerikane do të ishin obezë në 2045-ën, krahasuar me 39% në 2017-ën. Një rritje e obezitetit, i cili do të shoqërohet me një shtim në rastet e llojit të diabetit 2, që do të shkojë nga 9% e popullsisë botërore në 2017, deri në 12% në vitin 2045. Ky aspekt do të ketë pasoja për pjesën tjetër të popullsisë.
“Kostoja për sistemet shëndetësore do të jetë e madhe,” shtoi Moses. Sipas studiuesve, për të stabilizuar rastet e diabetit të tipit 2 në mbarë botën, rreth 10% në 2045, shkalla e obezitetit duhet të reduktohet në 10% të popullsisë së botës.