Ballina Shëndeti Nëse keni gjithmonë ftohtë, urgjent tek mjeku! Vuani nga këto sëmundje …

Nëse keni gjithmonë ftohtë, urgjent tek mjeku! Vuani nga këto sëmundje …

Këto sëmundje mund të shkaktojnë të ftohtit…

Anemia

Anemia shfaqet kur na ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjenin në të gjithë trupin. Si pasojë e kësaj shkaktohet edhe gjendja e lodhjes, dobësisë, marramendjes apo edhe problemet me frymëmarrjen. Personat që vuajnë nga anemia kanë gjithashtu shumë të ftohtë, sidomos duart dhe këmbët i kanë shpesh shumë të ftohta. Një test i thjesht gjaku mund të zbulojë nëse vuani nga anemia.

Hipotiroidizmi

Shfaqet kur gjëndra e tiroides në qafë nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Njerëzit që vuajnë nga hipotiroidizmi janë shumë të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Ata kanë gjithashtu dhimbje të kyçeve, lëkurë të thatë, vuajnë nga kapsllëku dhe shtojnë shumë në peshë.

Ky problem me tiroiden mund të shkaktohet nga sëmundje të tjera të fshehura dhe zakonisht mjeku mund të rekomandojë marrjen e hormoneve për të zëvendësuar ato që trupi nuk arrin të prodhojë.

Fenomeni Raynaud

Shfaqet nga ngushtimi i arterieve si pasojë e motit të ftohtë ose stresit. Nga ngushtimi i arterieve kufizohet edhe qarkullimi i gjakut. Prandaj mund të keni mpirje të gishtave duarve apo këmbëve, si dhe marrin një ngjyrë si bardhë në blu. Me normalizimin e qarkullimit të gjakut ato fillojnë të therin apo dhembin. Ilaçet mund të lehtësojnë simptomat dhe parandalojnë dëmtimin e indeve.

Sëmundjet e veshkave

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut shpesh shkaktojnë sëmundje të veshkave. Duke qenë se veshkat nuk e filtrojnë mirë gjakun, mund të grumbullohen papastërti në nivele shumë të rrezikshme. Kjo shkakton edhe ulje të temperaturës së trupit dhe probleme të tjera. Sëmundja e veshkave lidhet gjithashtu me aneminë, që ju shkaktojnë ndjesinë e të ftohtit edhe kur jeni në ambiente të ngrohta. Prandaj është shumë rëndësishme që të trajtohet çdo problem që mund të keni me veshkat.

Diabeti i tipit 2

Nëse vuani nga kjo sëmundje, mund të keni gjithashtu nga anemia dhe probleme me veshkat e qarkullimit të gjakut, që ju shkaktojnë edhe ndjesinë e të ftohtit. Dëmtimi nervor si pasojë e diabetit ju bën të jeni të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

Mbajtja nën kontroll e niveleve të sheqerit në gjak dhe ndryshimet e mënyrës së jetesës dhe ilaçet mund t’ju ndihmojnë.

Anoreksia nervore

Është një çrregullim i të ngrënit që çon në ulje drastike të kalorive dhe rënie në peshë. Mungesa dhjamit në trup bën që të keni të ftohtë gjatë gjithë kohës, sidomos në duar dhe këmbë. Kjo gjendje mund të jetë rrezikuese për jetën. Flisni me mjekun nëse mendoni se ju ose ndonjë i afërmi juaj e ka këtë gjendje.

Gripi

Shkaktohet nga një virus që pushton gjithë organizmin, përfshirë hundën, fytin dhe mushkëritë. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë të lartë dhe ethe, si edhe dhimbje koke, dhimbje muskujsh, kollë dhe dobësi. Mund të jetë serioze, sidomos për fëmijët dhe të moshuar. Mos harroni të bëni vaksinën kundër gripit dhe të mbroheni nga viruset gripale.

Mungesa e vitaminës B12

Mungesa e kësaj vitamine shkakton anemi dhe ndjeshmëri ndaj të ftohtit. Vitaminën B12 mund ta merrni nga mishi i pulës, veza dhe peshku. Disa lloje drithërash dhe ushqimesh të tjera mund të jetë të fortifikuara me të, gjithashtu.

Duhet të dini që mund të mos merrni mjaftueshëm vitaminë B12 edhe nëse konsumoni shumë ushqime të pasura me të. Disa njerëz kanë probleme në përthithjen e kësaj vitamine për shkak të ndonjë sëmundje ose mjekimit me ilaçe.

Mungesa e hekurit

Pa sasinë e duhur të kësaj lënde ushqyese, mund të zhvilloni anemi si pasojë e mungesës së hekurit, që rrit njëkohësisht edhe ndjeshmërinë ndaj të ftohtit. Ajo shkaktohet nga humbja e gjakut, dieta e varfër ushqimore ose sepse trupi nuk e përthith mirë hekurin në trup. Burimi më i mirë është mishi i kuq, ashtu si edhe mishi i shpendëve, derrit dhe peshku. Disa nga burimet jo-shtazore janë buka dhe drithërat, bizelet, fasulet soje, qiqrat dhe perimet me gjethe jeshile

Ilaçet

Disa ilaçe mund të kenë si efekt anësor ndjesinë e të ftohtit. Ilaçet për uljen e tensionit të gjakut, për shembull, ndihmojnë në relaksimin e zemrës dhe ndalojnë prodhimin e kimikateve në trup që shkaktojnë sëmundje të zemrës. Por, mund të ndiheni edhe të lodhur, keni marrje mendsh, të përziera dhe ftohtë në duar dhe këmbë. Flisni me mjekun. Ai mund t’ju ndryshojë ilaçet ose të ulni dozën.