Në Maqedoni ka filluar aplikimi i metodës më të re për trajtimin e polipeve dhe tumoreve në zorrën e trashë dhe në stomak, ky intervenim bëhet me të ashtuquajturën “thikë uji” dhe prej sot ka filluar të praktikohet mbi tetë pacientë të përzgjedhur nga Universiteti gastro-enterohepatologjik i Shkupit.
Kjo lloj metode për herë të parë kryhet në Maqedoni dhe në të gjithë rajonin. Duke aplikuar këtë lloj metode, pacientët do t’u shmangen ndërhyrjeve kirurgjikale dhe menjëherë do të lëshohen në shtëpi.
“Pacientët e përzgjedhur të cilët në një situatë tjetër, ku nuk do të kishim “thikën hibride të ujit”, do të duhej të shkonin në kirurgji që t’i heqin polipet dhe tumoret, pra këto pacientë tani nuk do t’u nënshtrohen operacioneve dhe menjëherë do të lëshohen në shtëpi. Sot kemi përzgjedhur tetë pacientë, dy prej të cilëve janë me një lloj të rrallë tumori, i cili shfaqet nën shtresën e parë të mukozës së stomakut, ndërsa gjashtë pacientë janë me tumore në zorrën e trashë dhe polipe të mëdha që nuk hiqen rregullisht me aparaturë që kanë politetomat klasike”,- theksoi drejtoresha e Klinikës “Kalina”, Grivçeva Stardelova.
Metoda kryhet nga gastro-entero-hepatologji, e cila ndihmohet nga profesori dr. Ayhov Axel, kreu i endoskopisë në Hanau dhe Klinika në Gjermani. Aksel deklaroi se është i kënaqur nga ajo që e ka parë nga ekipi i endoskopëve të Klinikës dhe pajisja që e kanë.
“Punëtoria endoskopike ka filluar me nxjerrjen e tumorit të madh në rektumin e pjesës së poshtme të zorrës së trashë. Në atë procedurë është ardhmëria e endoskopisë dhe mjekimit të një lloji të tillë të tumoreve, me qëllim që pacientët të mos kenë shenja të mëdha pas intervenimit kirurgjikal”,- tha kreu i endoskopisë në Klinikën e Hanaut të Gjermanisë, Ajhov Aksel.
Dr. Aksel shqaroi se “thika e ujit” gjatë procedurës mundëson që më lehtë të shihen enët e gjakut, ku ka gjakderdhje dhe nëse nuk ka gjakderdhje. Janë shumë enë të imëta të gjakut të cilat ku priten paraqitet gjakderdhje e vazhdueshme, pra kjo thikë e bën të dukshme enën që rrjedh gjak, sepse është me ujë, prandaj edhe mund të intervenohet që kjo të ndalojë, përfundoi Aksel.