Nga Urim Gjata
Gjatë qeverisjes së vitit 2002-2006, LSDM-BDI, thirrjes së Ali Ahmetit për investime të diasporës shqiptare në Maqedoni ju përgjigjen dhjetëra biznesmen shqiptarë të cilët kishin kursyer të hollat e tyre nga puna 40-vjeçare në emigracion. Njëri nga këta shqiptar ishte dr.Adil Mustafa i cili me kursimet e veta dhe të familjes erdhi dhe ndërtoi në vitin 2004 spitalin SHËNDETI në Reçicë të Vogël në Tetovë me një vlerë investimi rreth 10 milionë euro.
Me shpresën që shqiptarët të kishin spitalin e tyre privat. Me kalimin e kohës për të patur aparatura të kohës investitorët e spitalit SHËNDETI aplikuan për kredi tek banka UNIBANK e cila me disa manovrime mashtruese e mori peng këtë spital. Kështu, qeveria VMRO-BDI, (2009-2016) punuan për t’i dhënë prioritet spitaleve private maqedonase në Shkup. Në kurthin e lojërave të falimentimeve të biznesmenëve shqiptarë ra edhe klinika moderne private me pronar shqiptar në Tetovë, VITA, por edhe kolegje e biznese të tjera shqiptare.
Përpjekjet e pronarëve të këtyre spitaleve për të zbuluar me anë të hetuesve-detektivëve privatë të huaj se përse falimentojnë ishin të shumta dhe gjurmët i dërguan tek Musa Xhaferi, funksionar i lartë i BDI i cili njihet si njeri i afërt i ish-shefit të DSK Sasho Mihalkovit dhe Nikola Gruevskit.
Bombat e Zaevit kanë zbuluar skandalin për dhunimin dhe falimentimin e shumë bizneseve shqiptare, si dhe të spitalit SHËNDETI ku ekzistojnë rreth 20 biseda përgjimi për rrëmbimin e këtij spitali nga mafia politike. Përgjimet kanë treguar skenarët e presioneve, kurthet e bankave për të falimentuar bizneset shqiptare me anë të kredive të fryra. (Pasi në pushtet erdhi LSDM me ndihmën e votës shqiptare, shumë biznesmenëve shqiptarë u janë rrëmbyer investimet me presione, kërcënime u janë drejtuar edhe ambasadave të huaja, duke dhënë intervista-hetimore se si qëndron e vërteta e falimentimit të tyre gjatë qeverisjes VMRO-BDI. Thuhet se Departamenti Amerikan po zhvillon hetime të thella për rastin SHËNDETI dhe të tjera raste.)
Kohë më parë në media pronari i spitalit SHËNDETI, dr.Adil Mustafa ka akuzuar publikisht në konferenca shtypi Musa Xhaferin që ka gisht direkt në falimentimin e spitalit SHËNDETI. Çështja ka arritur se Musa Xhaferi me anë të kurtheve dhe dokumentave të arritura me anë të presionit, t’ia shesë aksionet e spitalit Shëndeti një biznesmeni shqiptar nga Tirana. Çështja ka vajtur deri aty sa kohë më parë në Recicë të Vogël njerëz të ardhur nga Tirana për pak sa janë përplasur me armë me njerëzit që kanë aksionet e tyre të vërteta.
Një kontribut të çmuar për të ndihmuar spitalin Shëndeti për të dalë nga kriza-kurthet ka dhënë Bujar Osmani gjatë periudhës që ishte ministër i Shëndetësisë. Sulmet politike brenda BDI dhe jashtë saj Bujar Osmanit, Hazbi Likës e të tjerëve që njihen si patriotë shqiptarë dhe si proamerikanë u vijnë nga klani i Musa Xhaferit, i cili njihet si njeri i VMRO, i Sasho Mihalkovit, Gruevskit, ndoshta dhe i Rusisë.
Në pozicion të vështirë në rastin e spitalit SHËNDETI ndodhet edhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti i cili ka bërë përpjekjeve të shumta për të zhbllokuar pengmarrjen e këtij spitali nga UNIBANK, por përballë forcës kërcënuese të Musa Xhaferit, edhe vetë Ahmeti është dorëzuar, gjendet peng i kërcënimeve të tij. Ka shumë mundësi që nga kërcënimet e Musa Xhaferit dhe VDMRO, Ali Ahmeti të largohet në korrik nga politika se sa të pësojë debakël.