Ballina Aktualitet Lajme PSP dorëzoi dëshmi të reja për furnizimin e mercedesit luksoz

PSP dorëzoi dëshmi të reja për furnizimin e mercedesit luksoz

Prokuroria Speciale Publike ka dorëzuar dëshmi të reja për rastin “Tank”për të cilat duhet të deklarohet gjykata në seancën e sotme. Mbrojtja e të akuzuarve përsëri është kundër që të shqyrtohen dëshmitë e dorëzuara, transmeton Portalb.mk.

Pas debatit në seancë dhe insistimin e PSP-së se bëhet fjalë për dëshmi që duhet të pranohen nga gjykata, është dhënë pauzë që më pas të deklarohet këshilli gjyqësor.

Ndryshe, rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.