37 vjeçarja meksikane Gloria C., u dërgua në spitalin “Ruben Lenero” në Mexico City, sepse vuante nga dhimbje të forta stomaku.
Ajo tha se ishte shtatëzënë, por mjekët thanë se nuk e dëgjonin më foshnjën. Gjatë vizitave dhe ultratingujve, ata nuk mundën të dëgjonin rrahje të ndonjë foshnje, kështu që iu desh të ndërhynin menjëherë kirurgjikisht.
Dhe këtu u befasuan si kurrë më parë. Në barkun e pacientes nuk gjetën foshnjë, por një kilogram marihuanë. Ata kishin besuar se do të nxirrnin një fetus tashmë të vdekur, por s’kishte asnjë fëmijë, vetëm kanabis. Një kg marihuanë të sapokorrur, me akoma disa grurë nga toka të ngjitur.
Daily Mail shkruan se fillimisht u arrestua dhe më pas u la i lirë kirurgu, i cili u kujdes për operacionin.
Mjeku Lourdes Yanez, dorëzoi kanabisin e nxjerrë në polici. Gloria ndërkohë është arrestuar dhe është çuar në gjyq me akuzën për “krime kundër shëndetit”. Por gjyqtari vendosi që ndalimi i saj nuk ishte i ligjshëm, kështu që është lënë e lirë për momentin. Nuk është hera e parë që gruaja ka shkuar në spital për një problem gjatë shtatzënisë, kur në fakt në bark kishte drogë. Incidente të ngjashme ndodhën me të në vitin 2010 dhe 2015.