Gjashtëmbëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në shtatë nga gjithsej 12 aksidente gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup.
Në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Nga MPB-ja informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve.
Pesëdhjetë e gjashtë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa një shofer nuk u ka dhënë përparësi këmbësorëve në kalim për këmbësorë.
Dy shoferë janë shkyçur nga komunikacioni për shkak të rreshtimit jo të rregullt, tre shoferë për parakalimi jo të rregullt, ndërsa 12 shoferë nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse.
Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë. Janë hasur edhe 103 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Janë sanksionuar edhe tetë shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 11 shoferë para se të marrin patent shoferin, pesë fillestarë, si dhe një automjet i parregullt teknikisht, 25 automjete të paregjistruara dhe dy automjete për mbingarkesë.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 69 automjete.