Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami krahu i Tetovës, dje nga Struga ka dërguar mesazh për Lëvizjen Besa të Afrim Gashit. Sipas Kasamit, nëse ka dinjitetin minimal duhet të jap dorëheqjen dhe të formoj subjektin e tij politik dhe të garoj në zgjedhje për të kërkuar votat e elektoratit, u shpreh ai në një intervist për Struga Ekspres.
“Afrim Gashi është deputet i Lëvizjes Besa dhe nëse ka dinjitetin më minimal duhet të jap dorëheqjen dhe të formoj subjektin e tij politik dhe të garoj në zgjedhje për të kërkuar votat e elektoratit”, shprehet Kasami pas pyetjes së gazetarit se cila Besë është më e fortë,Besa e Kasamit apo e Afrim Gashit,por Kasami tha se egziston vetëm një Lëvizje Besa.
(Struga Ekspres)