Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një intervistë për mediat serbe i pyetur për qëndrimin e tij personal për ish kryeminsitrin Nikolla Gruevski deklaroi si kundër Gruevskit nuk ka asgjë personale ndërsa përplasja në seancën ku votohej Ligji për përdorimin e gjuhëve ndodhi për shkak krizës psikologjike në të cilën gjendet Greuvski si pasojë i proceseve gjyqësore që zhvillohen ndaj tij.
“Personalitetet publike përgjigjen vetëm për sjelljen e tyre në publik. Përleshja ishte si pasojë e krizës psikologjike duke pasur parasysh se shumë procese për vepra penale zhvillohen ndaj tij. E gjithë kjo ishte arsye që ai në atë moment nuk mundi ta kontrollojë vetën”, u shpreh Xhaferi./am/