Ballina Aktualitet Lajme ZAEV: PËRKTHIMI I “REPUBLIKËS ILINDITASE…” ËSHTË MË PAK I RËNDËSISHËM SE SA...

ZAEV: PËRKTHIMI I “REPUBLIKËS ILINDITASE…” ËSHTË MË PAK I RËNDËSISHËM SE SA ZGJIDHJA E PROBLEMIT

Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar sot përkthimin që i është bërë propozimit: “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.

“Nuk do të jepja koment. Do të doja që t’i dëgjoj ekspertët, me siguri partitë politike që kemi qenë të gjithë këtu. Gjithsesi, e dini se ka shumë shqiptarë edhe në partinë time politike, por edhe në koalicion.

Mendoj se ajo në fund të ditës është më pak e rëndësishme nga thelbi i zgjidhjes. Jo e parëndësishme, është e rëndësishme, gjithsesi për çështje transparente nuk ka ikje nga përkthimi adekuat. Do të tregoj opinioni dhe ekspertët dhe do të jetë ashtu siç përkthehet”, ka deklaruar Zaev.

Sipas tij, nëse gjindet zgjidhje ajo do të përkthehet në mënyrë adekuate, askush nuk kishte qëllim të fshehur përmes atij përkthimi. /SHENJA/