1.Richard Branson: “Gjithmonë sfidoje veten tënde”.
“Motivimi im më i madh? Thjesht të vazhdoj të sfidoj veten time. Unë e shoh jetën si një universitet afatgjatë, të cilin nuk e kam ndjekur kurrë. Por unë përditë mësoj diçka të re”.
2.Oprah Winfrey: “Beso tek vetja”.
“Sa herë që ti citon gjërat që dëshiron apo beson, ti je i/e pari/a që i dëgjon ato. Kjo është një formë mesazhi për ty, ndaj mos i vendos vetës tënde limite”.
3.Steve Jobs: “Mos e shpenzo kohën tënde”.
“Koha jote është e kufizuar, ndaj mos e shpenzo atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos u kap pas dogmave – që do të thotë të jetosh me rezultatet që kalojnë në mëndimet e të tjerëve. Mos e lejo zhurmën e opinioneve të të tjerëve të trazojnë zërin tënd të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, ki kurajon të ndjekësh zemrën dhe intuitën tënde. Ato tashmë e dinë se çfarë dëshiron ti të bëhesh. Çdo gjë tjetër është sekondare”.
4.Bill Gates: “Mos ki frikë nga ndryshimet”.
“Njerëzit gjithmonë i tremben ndryshimit. Njerëzit patën frikë edhe nga elektriciteti, kur ai u shpik, apo jo? Ata patën frikë edhe nga makineritë me gas. Do të ketë gjithmonë injorancë dhe injoranca prodhon frikë”.
5.Mark Twain: “Bëje diçka tani, përpara se të jetë tepër vonë”.
“20 vjet më vonë ju do të jeni më të zhgënjyer me veten për të gjithë ato gjëra që nuk i provuat, sesa për ato gjëra që i provuat, në të cilat edhe mund të keni dështuar, prandaj nëse nuk doni që pas dy dekadash të mendoni ‘po sikur…’ hidhuni në veprim tani. Eksploroni, ëndërroni, zbuloni”.
6.Vince Lombardi: “Puno fort”.
“Çmimi i suksesit është puna e fortë, përkushtimi tek puna që ke në duar, dhe bindja se si të kemi fituar dhe si të kemi humbur, ne kemi bërë më të mirën nga vetja që kishim në duart tona”.
7.Napoleon Hill: “Dështimi është i pashmangshëm”.
“Përpara se suksesi të mbërrijë në jetën e kujtdo, çdokush duhet të përballet fillimisht me vështirësitë dhe ndoshta, edhe me dështimet. Kur dështimi mbërrin në jetën e dikujt, gjëja më e thjeshtë që mund të bëhet, është të heqësh dotë. Kjo është dhe ajo çfarë bën shumica e njerëzve”.
8.Albert Einstein: “Ji kreativ”.
“Imagjinata është shumë më e rëndësishme se dija. Dija është e kufizuar. Imagjinata vjen përqark botës”.
9.Thomas Edison: “Ndërmerr veprime”.
“Të jesh i zënë nuk do të thotë se po bën punë të mëdha. Objekti i një pune është produkti apo arritja dhe për të dyja këto, duhet të ekzistojë inteligjenca, planifikimi, qëllimi i ndershëm, si dhe djersitja. Të dukesh sikur po bën diçka, nuk do të thotë se po e bën vërtet gjënë e duhur”.
10.Winston Churchill: “Pranoji kritikat”.
“Kritikat mund të mos jenë aq të mira, por duhet të pranohen. Ashtu siç është dhimbja në trupin e njeriut, ashtu edhe kritikat tërheqin vëmendjen për një gjendje të pashëndetshme të gjërave”. / bota.al/