Frika ndaj dështimit mund të jetë pengesa juaj më e madhe, edhe nëse bëhët fjalë për diçka që ju e bëni me dëshirë apo e keni pasion. Sipas Suzy Kassem, frika është ajo që i vret ëndrrat më shumë se dështimi që mund të vijë pas saj. Frika mund t’i detyrojë njerëzit që të humbasin mundësi shumë të mira, prandaj mos e lejoni atë që të kthehet në pengesën tuaj më të madhe. Ju mund ta përdorni frikën edhe si një mjet i cili do t’ju ndihmojë për të pasur sa më të qartë rrugëtimin tuaj.
Më poshtë do të lexoni disa strategjit të përdorura nga njerëz të suksesshëm, të cilët nuk e kanë lejuar frikën ndaj dështimit që të kthehet në pengesën e tyre më të madhe në rrugëtimin drejt suksesit.
1.Përcaktoni se çfarë doni vërtet
Sa herë që jut ë përballeni me një situatë që ju frikëson, është më mirë që të ndaloni pikërisht në atë moment dhe të mos vazhdoni më tej. Ndonjëherë frika mund të bëhet shumë më e madhe dhe të tejkalojë aftësitë që ju keni për të arritur objektivat tuaja. Prandaj këshillohet që në atë moment që ju të përballeni me frikën të nisni dhe të reflektoni mbi ato gjëra që doni t’i arrini vërtet.
2.Përcaktoni elemntët që ju pengojnë
Pasi ju të jeni të qartë mbi atë që doni të arrini, përcaktoni se cilët janë elementët që ju pengojnë ju për të arritur objektivat tuaja. Keni frikë nga kritikat? Keni frikë nga konkurrenca? Keni frikë se do të dështoni?
Pra që të kapërceni elementët që ju pengojnë për të arritur objektivat tuaja, ju duhet të përcaktoni fillimisht ato që ju pëngojnë për t’i arritur ato.
3.Gjeni frocë në frikën tuaj
Mos kini turp të tregoni që keni frikë nga diçka, përkundrazi ju duhet të gjeni forcë në frikën tuaj, sepse është frika çelësi drejt suksesit, shprehet Oprah Ëinfrey. Frika është fuqia juaj. Ju mund ta mposhtni frikën nëse vendosni ta bëni një gjë të tillë, në të kundërt ajo do t’ju mposhtë juve.
4.Dilni nga zona juaj e komfortit për të fituar akoma edhe më shumë forcë
Për të mposhtu frikërat që ju mund të keni këshillohet që të dilni jashtë nga zona juaj e komfortit. Vëtëm kështu ju do ta sprovoni veten tuaj për të arritur drejt objektivave që kanë rëndësi për ju, dhe mbi të gjitha duke mposhtur frikën. Për të arritur objektivat tuaja, shikojeni frikën si çelësin rejt suksesit tuaj. Përcaktoni fillimisht objetivat që doni të realizoni, analizoni se cilët janë elementët që ju pengojnë në rrugën drejt suksesit dhe mbi të gjitha dilni nga zona juaj e komfortit.