Një në katër persona, në valën e më shumë se një milion refugjatëve, të cilët kanë mbërritur në Gjermani që prej vitit 2015, ka gjetur punë , sipas një raporti .
“Një e pesta e tyre kanë arritur të gjejnë një punë me një page të mjaftueshme për të mundësuar kontributet e sigurimeve shoqërore”, sipas një raporti të Institutit për Hulumtime të Punësimit (IAB) Rheinische Post, duke cituar Institutin për Hulumtime të Punësimit (IAB) e cituar nga e përditshmja gjermane “Rheinische Post”.
“Nëse rritja e punësimit vazhdon kështu, atëherë gjysma e emigrantëve do të kenë gjetur punë pas pesë vjetësh”, sipas një vlerësimi të kreut të Departamentit të Kërkimeve të Migrantëve të IAB, Herbert Bruecker. /atsh