Kushtet e rënda dhe pagat e ulëta po i detyrojnë mjekët që ta braktisin Maqedoninë.
Shumica e tyre kanë siguruar kontrata pune në Gjermani, derisa spitalet tona reezikojnë të mbesin bosh.
Arben Taravari thotë se:”Një mjek formësohet gjashtë vjet me shumë përkushtim dhe sakrificë, Maqedonia ende nuk ka strategji për të mbajtur mjekët në vend.
Për disa vjet do të na mbyllen shumë spitale nëpër shumë qytete në Maqedoni!
Çdo ditë nga një mjek më pak!”.
Vetëm nga janari e deri në prill të këtij viti 110 mjekë të vendit kanë kërkuar leje për të ushtruar profesionin e tyre jashtë Maqedonisë, përcjell agjencia e lajmeve INA.
Të dhënat e Odës së Mjekëve janë tronditësë të cilat tregojnë se gjatë shtatë viteve të kaluara përfshirë edhe katër mujorshin e 2018-tës numri i mjekëve që kanë braktisur vendin ka shkuar në 1207.
Kështu, në vitin 2010 numri i mjekëve që kanë lëshuar vendin ka qenë 72, në 2011-tën ky numër ka shkuar në 127, një vit më vonë në 138 ka mbërri numri i mjëkevë që braktisën Maqedoninë, e ndërsa në në 2013-tën numri i të licencuarve për mjekësi ka kaluar në 157. Gjatë vitit 2014, 108 nga mjekët vendorë kanë dalë jashtë territorit të Maqedonisë, ndërkaq në 2015 ky numër është rritur për 63. Në vitin 2016 është paraqitur gjendje e ngjajshme ndërkaq në 2017 ka pasur rënie krahasuar me vitet e kaluara./INA/