Ballina Aktualitet Lajme CHIZOV: NUK DO TË DUARTROKASIM NËSE MAQEDONIA BËHET ANËTARE E NATO-S

CHIZOV: NUK DO TË DUARTROKASIM NËSE MAQEDONIA BËHET ANËTARE E NATO-S

Ambasadori rus në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizov ka thënë se ka gjithmonë një “alternativë për integrimin Euro-Atlantik.”

Chizov është shprehur se Rusia konsideron që perspektiva evropiane paraqet dimension të globalizimit, dhe ka gjithmonë alternativa për tu integruar ne BE, ndërsa Rusia e mbështet edhe çështjen e zgjidhjes së emrit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.

Por nga ana tjeter Chizov ka thënë se “Nuk do të duartrokasim nëse Maqedonia bëhet anëtare e NATO-s” sepse zgjerimi sipas tij i NATO-s paraqet tentim për zgjidhje të sfidave të shekullit 21, me mjete të shekullit 20./tv21/