Ballina Shëndeti Cilat janë sëmundjet që ju kanosen në qoftë se nuk merrni mjaftueshëm...

Cilat janë sëmundjet që ju kanosen në qoftë se nuk merrni mjaftueshëm vitaminë D

Me siguri keni lexuar nëpër artikuj të ndryshëm që mosmarrja mjaftueshëm e vitaminës D mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh. Është e rëndësishme t’i lexoni këta artikuj me kujdes, duke qenë se mund të ketë shpjegime të ndryshme për lidhjen e mungesës së vitaminës D me sëmundjet. Studimet lidhur me vitaminën D vazhdojnë akoma, dhe mund të sigurojnë të dhëna më të sakta nëse suplementet e vitaminës D mund të ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike. Nga depresioni deri tek kanceri, shumë sëmundje lidhen edhe me mungesën e vitaminës D. Megjithatë, mos përhapni menjëherë panik dhe filloni të pini ilaçe, por konsultohuni fillimisht me mjekun për t’u siguruar nëse po merrni lëndët ushqyese të nevojshme.

1. Obeziteti
Burrat, gratë dhe fëmijët obezë janë 35% më të rrezikuar që të kenë mungesë të vitaminës D krahasuar me njerëzit e tjerë me peshë normale, dhe 24% më të rrezikuar se njerëzit mbipeshë, sipas një studimi afatgjatë të kryer në vitin 2015.

Shpjegimi që japin shkencëtarët: Obeziteti pengon trupin të përdor vitaminën D si nga rrezet e diellit ashtu edhe nga burimet ushqimore, duke qenë se grumbullohet tek qelizat dhjamore dhe nuk përthithet siç duhet në të gjithë trupin. Thënë ndryshe: Obeziteti e përkeqëson mungesën e vitaminës D.

2. Diabeti
Sipas një studimi spanjoll të publikuar në vitin 2015, njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe prediabeti kanë nivele më të ulëta të vitaminës D krahasuar me ata me nivele normale të sheqerit në gjak. Si njerëzit e dobët ashtu edhe ata obezë që vuajnë nga diabeti kanë nivele më të ulëta të vitaminës D. Megjithatë, shkencëtarët mendojnë se mungesa e vitaminës D dhe obeziteti së bashku mund të rrisin rrezikun e diabetit dhe çrregullimeve të tjera metabolike.

3. Alopecia dhe rënia e flokëve
Gratë që vuajnë nga rënia e flokëve kanë nivele shumë të ulëta të vitaminës D. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme që rritja e flokëve të kalojë në të gjitha ciklet. Vitamina D madje mund të ndihmojë jo vetëm në parandalimin e rënies së flokëve, por kalimin nga një fazë e rënies në fazën e rritjes. Hulumtuesit shkencorë francezë kanë zbuluar se pacientët që vuajnë nga alopecia areata, një sëmundje autoimunitare që sulmon folikulat dhe shkakton rënie të qimeve në të gjithë trupin, kanë nivele shumë të ulëta të vitaminës D se njerëzit që nuk vuajnë nga kjo gjendje. Sa më të ulëta të jenë nivelet e vitaminës D, aq më shumë përkeqësohet sëmundja.

4.Depresioni
Sipas një studimi të kryer në vitin 2015, studentet të cilat kishin nivele të ulëta të vitaminës D ishin më të rrezikuara që të shfaqnin simptoma të diabetit. Një analizë tjetër që i është bërë më shumë se 31 mijë subjekteve kërkimore gjithashtu ka zbuluar të njëjtën lidhje. Shkencëtarët shpresojnë që suplementet e vitaminës D të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të depresionit./sn/