“New Rules” e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka arritur të jetë në krye të tabelës së këngëve në Britaninë e Madhe si klipi më i shikuar për vitin 2017 duke marrë plot 60 milion shikime vetëm në Britani.
Për herë të parë në të janë përfshirë platformat online si YouTube, Apple, Tidal dhe Spotifity për të pasur kështu një pasqyrë të muzikës në internet, shkruhet në Daily Mail.
Këngëtarja ka theksuar se pikërisht kënga “New Rules” ka pasur një rëndësi të veçantë për karrierën e saj si dhe ka kërkuar nga ndjekësit e saj që të vazhdojnë ta përkrahin punën e saj
“Faleminderit shumë për mbështetjen dhe dashurinë, kjo do të thotë shumë për mua, këtë nuk do e kisha arritur pa ju”, është shprehur Dua Lipa.