Bodybilderja Darya Nesterova ka befasuar të gjithë, pasi ia ka dalë të tërheq trenin e rëndë prej 22 tonelata, brenda të cilit ishin edhe 50 udhëtarë, përcjell Gazeta Metro.
Siç shihet edhe në videon mëposhtë, ajo e lëvizi nëpër shina lokomotivën urbane, e kjo si pjesë e një gare që u zhvillua në Kazakistan.
“Jam stërvitur që të tërheqë trenin me dhjetë tonelata, ky është më shumë se dyfishi. Megjithëse nuk e prita, jam e lumtur që ia dola”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, qindra njerëz e filmonin atë./Gazetametro.net