8 orë për punë, 8 orë për kohë të lirë, si dhe 8 orë për gjumë. Kjo është ndarja e famshme e 24 orëve në ditë, edhe pse rrallë herë mund të e ndajmë kohën tonë në këtë mënyrë.
Në realitet, në shumicën e rasteve ne punojmë më shumë se që do të duhej, hamë shumë shpejt dhe jo shëndetshëm, si dhe flemë shumë pak dhe jo mirë.
Ke problem me gjumin ? Kthehesh në shtëpi i lodhur, pushon pak, ke shumë nevojë për gjumë e pushim, por gjithmonë del diçka ose të vjen ndonjë ide në mendje që nuk të lë të flesh ? Kjo është shumë e zakonshme, dhe u ndodhë që të gjithëve, por kjo nuk është një gjë e mirë. Që të gjithë e dimë rëndësinë e madhe e të fjeturit mirë.
Këtu i keni 5 mënyra se si të flini mirë, dhe të luftoni kështu insominë :
Mos e lejo që në dhomë të ketë dritë
Nëse do që të kesh një gjumë të mirë dhe të flesh sa më shpejt që është e mundur, armiku yt më i madh do të jetë drita. Dhoma jote duhet të jetë e qetë, e errët dhe e freskët.
Bëj orar për gjumin
Për të arritur që të kesh një gjumë të mirë, atëherë duhet të bësh një orar. Kohën kur do të shkosh të flesh dhe kur do të zgjohesh. Tento që të mos qëndrosh më shumë se 5 minuta pasi ka bërë alarmi. Sa të jetë e mundur respektoje këtë orar edhe gjatë fundjavës.
Bëj ushtrime, por jo gjatë natës
Shumë persona besojnë që të bëjnë ushtrime gjatë natës i bënë ata që të flenë më mirë dhe më shpejt, por kjo nuk është aspak e vërtete. Rekomandohet që të bëni ushtrime 4 deri 6 orë para se të flini.
Kontrollojeni kafeinën
Konsumi i kafeinës është e domosdoshme të evitohet në mesditë, nëse ju doni që të flini mirë natën. Kafja, çaji, dhe pijet e tjera me përmbajtje të madhe të kafeinës nuk janë të këshillueshme.
Një gotë me qumësht
Receta e gjyshes për gjumë është më se e saktë. Nëse pini një gotë qumësht para se të flini ju ndihmon që të flini më shpejt si dhe ndikon në kualitetin e gjumit.