Studimet tregojnë se të rriturit duhet të kryejnë 150 minuta në javë aktivitet fizik, fillimisht me ritme të ngadalta dhe më pas pak më të forta.Të ecësh të bën mirë për shëndetin, dhe kjo dihet nga të gjithë, por që bën mirë për 40 sëmundje kjo është zbuluar së fundmi.
Nëse doni të dobësoheni atëherë dyfishojini minutat, pra ecni rreth 300 minuta çdo javë. Ndërsa për fëmijët është e nevojshme të paktën 60 minuta ecje në ditë. Përparësia e ecjes rekreative qëndron në faktin se, personat që merren me këto aktivitete, eshtrat e tyre i rezistojnë katër deri në shtatë vite më shumë zbutjes dhe dobësimit të eshtrave të tyre.
Lëvizja parandalon më shumë se 40 sëmundje patologjike kronike dhe të zakonshme, si diabetin, depresionin, kancerin e zorrës së trashë, të gjirit, hipertensionin, sëmundjet kardiovaskulare, obezitetin, ankthin dhe osteoporozën.