Përveç shijes së ëmbël dhe të shijshme sipas disa studimeve ka dalë që nga çokollata keni edhe përfitime shëndetësore. Çokollata rrit kujtesën dhe ndihmon në luftimin e inflamacionit. Por kujdes kur e zgjidhni. Që të keni sa më shumë përfitime duhet të ketë të paktën 70 për qind kakao.
Studimet e fundit shkencore kanë konfirmuar se çokollata është një ilaç i vërtetë natyror. Mund të trajtojë kolitin dhe të keni një jetë sa më të shëndetshme. Disa studime të kryera në Universitetin e Loma Linda në Kaliforni kanë treguar sesi konsumi i çokollatës së zezë është pozitive për kujtesën dhe humorin.
Kakao gjithashtu është një antistres i shkëlqyer dhe ndihmon për të luftuar inflamacionin. Studimi përfshiu 5 vullnetarë, të cilëve ju dhanë 48 gramë çokollatë për tetë ditë. Pas periudhës së vëzhgimit, ekspertët vunë re një përmirësim në funksionimin e sistemit imunitar, falë aktivizimit të limfociteve Vullnetarët gjithashtu treguan një përmirësim të dukshëm edhe në kujtesë.
Të gjitha në saje të flavonoideve që gjenden në kakao të cilat stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik, rritjen e rrjedhjes së gjakut në tru dhe përmirësimin e funksionimit të sistemit nervor.
Çokollata është gjithashtu e pasur me polifenole që kanë një veprim anti-inflamator në zorrë dhe ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit. Së fundi, çokollata e zezë është një aleat i shkëlqyeshëm për dietën dhe mund të konsumohet në fund të ushqimit edhe kur ju doni të humbisni peshë, sepse është e ulët në kalori.
Për këtë arsye, një çokollatë e zezë nuk duhet të mungojë kurrë në tavolinën tuaj. Lexoni etiketën dhe blini ato që përmbajnë 70 për qind kakao dhe sheqer dhe 30 për qind kafe./dita/