Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot paralajmëroi se javën e ardhshme do të mbarojë saga e miratimit të Marrëveshjes së emrit. Ai tha se ligji do të publikohet në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e Ivanovit.
Gjithashtu Xhaferi paralajmeroi se përveç këtij ligji, në Gazetën Zyrtare do të dërgohet edhe Ligji për përdorimim e gjuhëve, gjithashtu pa nënshkrimin e Ivanovit.
Kryeparlamentari shtoi se do të marrë fund uzurpimi i kompetencave të presidentit Gjorge Ivanov dhe të dyja ligjet mund të votohen në pako të veçantë.