Ballina Aktualitet Lajme Milikije Halimi reagon pas të shtënave të policisë në Haraçinë

Milikije Halimi reagon pas të shtënave të policisë në Haraçinë

VIDEO BONUS: Zgjedhjet në Kosovë

Pas incidentit që ndodhi pasditen e sotshme në komunën e Haraçinës, ku polica ka shtënë me armë në drejtim të një makine e cila dyshohej së është drejtuar nga dy persona të kërkuar me fletarrestë, ka reaguar kryetarja e kësaj komune, Milikije Halimi.

Ajo përmes një njoftimi ka kërkuar nga policia që të jetë më e kujdesshme ndaj këtyre rasteve veçanërisht në zonat e banuara.

“Kërkojmë nga policia të ketë sjellje të kujdesshme në zona të banuara. Urojmë që rasti në Haraçinë të sqarohet sa më shpejtë nga organet e rendit. Ne si komunë, nuk e arsyetojmë përdorimin e armëve në ambiente publike”, ka shkruar kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi.

VIDEO BONUS: Kronika
@tetovanews
@tn.lajmelokale