Në një hulumtim të fundit të kryer në universitetin e Kopenhages, pacientët e trajtuar me përzierjen e një luge mjaltë me gjysmë luge çaji pluhur kanelle para mëngjesit, u lehtësuan nga dhimbjet e artriritit.Nëse merret rregullisht, edhe artriti kronik mund të shërohet. Brenda një muaji shumica e tyre, të cilët nuk mund të ecnin ose kryenin veprimet përreth për shkak të artritit, patën përmirësime të dukshme.
Mjalti dhe kanella ka këto veti çudibërëse:
-Lufton Kolesterolin :
Dy lugë mjaltë dhe tri lugë kanellë pluhur të përziera në një gotë me ujë ul nivelin e kolesterolit në gjak, nëse merret rregullisht tri herë në ditë.
-Lufton infeksionet e fshikëzës :
Merrni dy lugë pluhur kanellë dhe një lugë çaji mjaltë, tretini në një gotë me ujë të vakët dhe pijeni atë çdo ditë. Kjo përzierje shkatërron mikrobet në fshikëz.
-Ndihmon të sëmurët me ftohje:
Ata që vuajnë nga ftohje të rënda duhet të marrin një gotë ujë të vakët përzier me një lugë gjelle mjaltë dhe 1/4 lugë pluhur kanelle në ditë, për tre ditë.
– Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të stomakut, gjithashtu lufton dhe ulcerën e stomakut.
– Forcon sistemin imun :
Përdorimi i përditshëm i mjaltit me kanellën forcon sistemin imun dhe mbron trupin nga sulmet bakteriale dhe virale. Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti ka shumë vitamina dhe përqindje të lartë hekuri. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit forcon rruazat e bardha të gjakut.
-Lufton infeksionet e lëkurës:
Aplikimi i mjaltit dhe pluhurit të kanellës në pjesë të barabarta, në pjesët e prekura, shëron ekzemën, qeren dhe të gjitha llojet e tjera të infeksioneve në lëkurë.
-Zgjat jeten:
Një çaj i bërë me mjaltë dhe pluhur kanelle, kur merret rregullisht, mban lëkurën të freskët dhe të rinuar. Forcon organizmin duke bërë të mundur të mos preket nga sëmundje të rënda.
-Lufton dhimbjet e fytit :
Një luge përzierje mjalti dhe pluhur kanelle e marë çdo tre orë shëron tërësisht dhimbjet e fytit.
-Ndihmon në uljen e mbipeshës:
Përdorimi çdo mëngjes, gjysmë ore para se të hani mëngjesin dhe në darkë para gjumit i nje gote uji të ngrohte me një lugë mjaltë dhe një lugë kanellë, nëse merren rregullisht ndihmojnë në uljen e kileve të tepërta.
Lufton erën e keqe të gojës:
Njerëzit e Amerikës së Jugut përdorin një gargarë, me një lugë çaji mjaltë dhe pluhur kanelle të përziera së bashku në një gotë me ujë të ngrohtë. Gjatë gjithë ditës frymëmarrja mbetet e freskët.
-Kundër lodhjes:
Studimet e fundit kanë treguar gjithashtu se përmbajtja e sheqerit tek mjalti është e dobishme për të forcuar trupin. Të moshuarit që marrin mjaltë dhe pluhur kanelle në pjesë të barabarta, janë më vigjilent dhe fleksibël.