Simbolin e shqiponjës dykrerëshe që prej ndeshjes Zvicër-Serbi e kanë bërë personalitete të ndryshme, për t’u dhënë mbështetje dy futbollistëve që përmes atij gjesti treguan dashurinë për vendin e tyre
Birra Luzerner ka njoftuar se paketimi i ri me simbolin e shqiponjës do të jetë në dispozicion për adhuruesit e saj nga e mërkura e ardhshme më 4 korrik, njofton kk.
Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të kësaj kompanie, ndërsa është deklaruar:
”Ajo që filloi si një shaka, tani merr fund me seriozitet të lumtur”.
”Simbolin e shqiponjës dykrerëshe do ta keni në dispozicion nga 4 korriku”, theksohet në njoftimin e Birrës Luzerner.