Pas protestave të dhunshme mbrëmjen e djeshme, situata sot para Kuvendit duket e qetë dhe se nuk ka më prani të forcave policore. Janë hequr barrikadat e vendosura në rrugë dhe se ka lëvizje të lirë të auto veturave ndërsa punonjësit e higjienës komunale po punojnë për pastrimin e vendit. Megjithatë në anën tjetër të parkut përballë Kuvendit akoma gjendet tenda të improvizuara, por pa njerëz, që me javë të tëra qëndrojnë aty në shenjë proteste kundër marrëveshjes.
Ndërsa bilanci i protestave të mbrëmshme para Kuvendit është 25 protestues të ndaluar dhe 7 policë të lënduar, asnjë në gjendje serioze. Sipas MPB-së, ndërhyrjes së policisë i ka paraprirë hedhja e lëndëve shpërthyese nga protestuesit ku më pas forcat e rendit janë përgjigjur duke përdorur edhe gaz lotsjellës. Policia njofton se me anë[ të filmimeve që disponon është duke identifikuar personat që sulmuan zyrtarët policorë.