Ballina Aktualitet Lajme Seanca të reja për lëndët “Trajektorja”, “Tarifa” dhe “Trust”

Seanca të reja për lëndët “Trajektorja”, “Tarifa” dhe “Trust”

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Publike Speciale “Trajektorja”, “Tarifa” dhe Trust”.

Në lëndën “Trajektorja” të dyshuar janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski, se në vitin 2012/2013 dhe i kanë tejkaluar autorizimet e tyre në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e akseve të autostradave Shtip dhe Ohër dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej së paku 155.117.172 euro.

Në seancën e kaluar për “Trajektoren” janë lëshuar rreth pesëdhjetë “bomba” për dakordimin e autoriteteve kineze, “Eksim” banka dhe kompani rreth ndërtimit të akseve të autostradave Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër. Për këtë rast duhet të dëgjohen gjithsej 315 “bomba”.

Bisedat e incizuara të cilat janë lëshuar në gjykatë, ndërsa të cilat dalin prej ndjekjes joligjore të komunikimeve, i ka dhënë prokurorja Lile Stefanovska nga PSP. Në seancë u dëgjuan biseda nga periudha rreth qershorit 2012, gjegjësisht para se delegacioni i Maqedonisë të shkojë për në Kinë.

Në njërën prej “bombave” Janakieski thotë se duhet të shpejtohet, pasi siç thotë “kjo me kinezët është baza kryesore për zgjedhjet e ardhshme”.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM”, Dejan Boshkovski si edhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen për rastin “Tarifa”.

Bëhet fjalë për akuzë për furnizimin e paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej rreth katër milionë euro.

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin e PPS-së “Trust” në të cilin akuzohen biznesmeni Sead Koçan si edhe dy persona fizik dhe tre juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrjen në një tender të Elektranave të Maqedonisë.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro./am/