“SKANDAL: Dega e BDI-së në Gostivar fton pres konferencë për drejtorët e dhunshëm dhe të politizuar të BDI-së nêpër shkollat e Komunës së Gostivarit. STOP POLITIZIMIT TE ARSIMIT!!!”, kështu ka shkruar kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në një postim në facebook.
Ndërkohë, gjitha mediave u ka ardhur emaili i tillë zyrtar i degës së BDI-së të Gostivarit ku thirret konferenca me gazetarët. Lidhur me këtë rast, Inspektorati i Arsimit duhet të jap përgjigje dhe të ndërhyjë për të kërkuar përgjegjësi nga drejtorët e shkollave, se përse ka ndodhur kjo në bazë politike.
Qeveria aktuale dhe ministri i ri i Arsimit, Arbër Ademi ka bërë të ditur se do të merret me depolitizimin në arsim dhe se pritet reagimi lidhur me këtë rast. (INA)