Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi sot se në Samitin e Aleancës në korrik pritet që Maqedonia të ftohet për negociata për anëtarësim në Organizatë.
“Jam optimist se do të sillet një vendim i tillë, si dhe për atë se në referendumin në Maqedoni do të ketë shumicë për mbështetje të marrëveshjes me Greqinë”, theksoi Stoltenberg.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s bëri thirrje për rezultat pozitiv nga referendumi. Ai shpjegoi se pas referendumit që Maqedonia do të mund të ftohet për anëtarësim në NATO.