Ballina Aktualitet Lajme Takohen Kasami dhe Sela, ja detajet

Takohen Kasami dhe Sela, ja detajet

Gjatë ditës së sotme është realizuar një takim mes kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe atij të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Sipas burimeve të “Topal News” në këtë takim u diskutua rreth angazhimit opozitar të dyja partive dhe bashkëveprimit kundrejt politikave dështuese të qeverisë aktuale. Poashtu mësohet se një nga mundësitë për bashkëpunim është edhe emërimi i anëtarit të KSHZ nga rradhët e opozitës i cili sipas gjitha gjasave do jetë një kandidat i përbashkët për të dyja subjektet politike.

Sipas po të njejtave burime partiake pritet një intensifikim edhe më i madh i takimeve mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët si subjekte opozitare.

Marrë nga: https://www.topalnews.com/maqedoni/eksluzive-takohen-kasami-dhe-sela-ja-detajet/