Ballina Aktualitet Lajme ZAEV VIZITOI KOMUNËN E ZHELINËS, U PARALAJMËRUA HAPJA E NJË FABRIKE

ZAEV VIZITOI KOMUNËN E ZHELINËS, U PARALAJMËRUA HAPJA E NJË FABRIKE

Sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e ka vizituar Komunën e Zhelinës, ku ka pasur takim me kryetarin Blerim Sejdiu, me të cilin kanë biseduar për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj komune.

“Biseduam për problemet aktuale që ballafaqohen qytetarët e Zhelinës, institucuionet dhe qeverisa lokale si dhe për borxhet të cilat janë të mëdha dhe serioze, edhe kjo komunë ka borxhe serioze, dua ta shfrytëzoj rastin të apeloj te kryetarët e komunës ta përmbushin aplikacionin e Ministrisë së Financave për borxhet që i kanë, si njëra nga mundësitë që të lidhim marrëveshje me bankat, që nëpërmjet kredisë t’u ndihmojmë komunave, kemi biseduar për projektet, për kanalizime, çerdhet etj, të cilat janë shumë projekte të rëndësishme”. Gjithashtu Zaev njoftoi se në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe në institucione të tjera se kanë mbetur 112 milionë euro të mbetura për kanalizime, shkolla dhe për projekte të tjera kapitale.

Gjithashtu edhe Sejdiu tha se me kryeministrin Zaev kanë biseduar për problemet e komunës, ndërkaq falënderoi që Zaev jep mbështetje punës së tyre.

Por Zaev gjithashtu e ka përshëndetur hapjen e fabrikës e cila do të merret me reciklimin e gomave, ndërkaq vlera e investimit do të jetë 8.5 milionë euro, kurse pritet që në fazën e parë të punësohen 100 punëtorë e deri në fazët e tjera deri në 600 punëtorë.