Pas pushimit gjatë ditëve të vikendit, shumë nga ne përtojmë të fillojmë një javë të re, e cila nga e hëna nis me shumë punë. Por, mos harroni, që nëse nisni javën e lumtur, ashtu do të jeni gjatë gjithë javës. Pastaj dihet se kur jeni në humor të mirë, jeni edhe më produktiv në punë.
Fillojeni ditën me diçka pozitive
Kaloni 15 minutat e para duke dëgjuar apo duke lexuar diçka që ju pëlqen. Truri përshtatet me atë që i ofroni.
Rishikoni qëllimet tuaja
Ekziston një qëllim madhor që ju zgjon të hënën në mëngjes dhe pastaj shkoni në punë. Kaloni pak momente duke menduar arsyet para se të nisni rutinën e punës.
Buzëqeshni
Studimet kanë bërë të ditur që buzëqeshja ul stresin dhe ju bën më të lumtur.
Bllokoni vjedhësit e energjive
ka mundësi që nëse keni kaluar fazat e mësipërme, të gjithë “vjedhësit” e energjive të jenë tashmë të dështuar. Megjithatë mbeten gjithmonë një apo dy të tillë, të cilët janë më këmbëngulës. Mos u dorëzoni.
Punoni me mend
Ju duhet të harxhoni 8 orë pune për të kryer 2 orë punë. Përdorni kohën në mënyrë efektive dhe shpenzoni 6 orë të tjera duke shijuar jetën.
Gjeni ekuilibrin
Mos e kaloni gjithë ditën duke punuar. Shijoni paksa lirinë dhe bëni diçka që ju pëlqen. Argëtohuni.