Ballina Aktualitet Lajme 55 MILIONË DENARË MË SHUMË SE VITI I KALUAR NGA PAGESA RRUGORE

55 MILIONË DENARË MË SHUMË SE VITI I KALUAR NGA PAGESA RRUGORE

Ndërmarrja Publike për “Rrugë Shtetërore” në gjysmën e parë të vitit 2018 ka realizuar të ardhura nga pagesat rrugore 5.3 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Zoran Kitanov drejtori i ndërrmarjes informoi në konferencë për shtyp se rritja e të ardhurave është për shkak të rritjes së intensitetit të komunikacionit dhe organizimit më të mirë të pikave pagesore.

“Për dhjetë ditë presim që të fillojë funksionimi i pagesës elektronike të pagesave rrugore edhe atë së pari në korridorin 10. Për momentin të gatshme janë pikat pagesore në Romanovcë, Sopot dhe Otovicë. Bëhen hapa edhe për pikat pagesore në Kavadar, ndërsa nga shtatori do të punohet edhe në pikat pagesore në korridorin 8”, tha Kitanov.